TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Gusht 2024, 13:09

U vra në Shkodër, Elis Rrashkadoli emër i njohur për policinë; i arrestuar për grabitje në Belgjikë dhe në kërkim për plagosje në Rumani

Shkruar nga Pamfleti
U vra në Shkodër, Elis Rrashkadoli emër i njohur për
Viktima i atentatit në Shkodër, Elis Rroshkodol

Elis Rroshkodol, 36-vjeç është vrarë me armë zjarri në rrugën ‘Isuf Sokoli’ në Shkodër në zonën e ‘Zdrales’. Vrasja ka ndodhur brenda në një lokal, teksa viktima po pinte kafe. 

Policia bën me dije se në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur në çantën e dorës të 36-vjeçarit, 1 armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje.

"Rreth orës 12:30, në lagjen “Ahmet Haxhia”, në një lokal, dyshohet se një shtetas i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. Rr., rreth 36 vjeç, banues në Shkodër. 

Me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe janë vënë në ndjekje të autorit.

Gjithashtu është ngritur një grup hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë, për sigurimin e provave për dokumentimin ligor të kësaj ngjarjeje. 

Nga veprimet paraprake në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur në çantën e dorës të 36-vjeçarit E. Rr., 1 armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje. 
 
 Vijojnë veprimet dhe kontrollet intensive, për identifikimin dhe kapjen e autorit."- njofton policia.

Kush është Elis Rroshkodoli?

Viktima Elis Rroshkodol  ishte me precedent penal të mëparshëm lidhur me disa vepra penale. Fillimisht në 2014 Elis Rroshkodoli është arrestuar me dhjetra persona të tjerë mes tyre edhe shqiptarë pasi akuzoheshin si grup i strukturuar kriminal sa i takon numrit të madh të vjedhjeve që kishin kryer në Belgjikë.

Më tej edhe në vitin 2023, mediat belge raportuan se një shtetas shqiptar është shpallur në kërkim nga Policia rumune pasi ka plagosur rëndë pronarin e një klubi nate në Bukuresht të Rumanisë.

Më vonë u zbulua se bëhej fjalë për Elis Rroshkodolin, ai dyshohet se gjatë një konflikti me pronarin e një klubi nate ka nxjerrë thikën dhe e ka plagosur më tej ai është arratisur.

Mediat e huaja shkruajtën për arratin e shqiptarit i cili u dyshua se mund të kishte udhëtuar ilegalisht drejt Stambollit, por këto mbetën informacioneve të pakonfirmuara nga Policia.

 

Lini një Përgjigje