
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar një punonjës të Policisë së Shtetit, të identifikuar me inicialet E. M., pasi akuzohet për veprën penale "Dhuna në familje".
Sipas njoftimit zyrtar, dyshohet se efektivi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur. Pas veprimeve të menjëhershme hetimore dhe me autorizimin e prokurorit, AMP ka kryer arrestimin e tij.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndërsa efektivi i arrestuar është vënë në dispozicion të organit të akuzës për vijimin e procedurave ligjore.
Në reagimin e saj, AMP thekson se mbetet e angazhuar në mbrojtjen e ligjshmërisë, garantimin e llogaridhënies dhe forcimin e besimit të qytetarëve ndaj institucioneve të zbatimit të ligjit.
Lini një Përgjigje