TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Shkurt 2025, 13:35

Vjedhja e 100 mijë eurove në shtëpinë e ish-mjekes në Shkodër, policia zbulon emrat e 2 autorëve

Shkruar nga Pamfleti
Vjedhja e 100 mijë eurove në shtëpinë e ish-mjekes në
Vjedhja e mbi 100 mijë eurove në shtëpinë e ish-mjekes

Janë zbuluar autorët e vjedhjes së bujshme e ndodhur në një banesë në qytetin e Shkodrës ditë më parë, ku u grabitën mbi 100 mijë euro.

Policia ka sekuestruar 3 maska, 1 kapuç, 5 celularë, një sasi kanabisi dhe sende të tjera të kundërligjshme, që u gjetën në banesat e e 2 autorëve.

Mësohet se autorët e dyshuar janë Mikel Gjoni dhe Frederik Shkambi. Janë sekuestruar 3 maska, 1 kapuç, 5 celularë, një sasi kanabisi dhe sende të tjera të kundërligjshme, që u gjetën në banesat e tyre.

Ngjarja ka ndodhur më 12 Shkurt, në një banesë në lagjen "Qemal Stafa" në pronësi të mjekes infeksioniste, Zhaneta Doçi.

“Të kërkuarit janë F. Sh., 27 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “vjedhja” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim dhe M. Gj., 34 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “vjedhja” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim dhe “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Thuhet në njoftim. 

Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 3 maska, 1 kapuç, 5 celularë, 5 palë targa dhe sende të tjera të kundërligjshme, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e 34-vjeçarit kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa. 

Materialet e dosjes penale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje