Kronike21 Maj 2023, 18:57

Vrasja e Arjan Gosës në Kavajë, policia: Dyshohet për hakmarrje, autori ende i paidentifikuar

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Arjan Gosës në Kavajë, policia: Dyshohet për

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Arjan Gosës në Kavajë. Policia thotë sepo punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Shkak i vrasjes dyshohet se është hakmarrja, pasi në mars të kërij viti, Arjan Gosës iu vra i vëllai, për shkak të një konflikti banal.

Dy persona mbetën të varrë, mes tyre edhe Edmon Gosa.

Më datë 21.05.2023, rreth orës 18.30, në lagjen Nr. 1, në Kavajë, në një lokal, një person ende i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G. Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për sekuestrimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Paraprakisht nga të dhënat e grumbulluara dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje”, njofton policia.

Edmond Gosa u vra në muajin mars të këtij viti gjatë një konflikti banal me një person në zonë. Në muajin mars mbetën të vararë Edmond Gosa nga Kavaja dhe Altin Rexha.

Por si ndodhi ngjarja?

Gosa që ka plagosur fillimisht me thikë Rexhën dhe më pas ky i fundit i është kundërpërgjigjur me armë. Altin Rexha i cili ka ndryshuar emrin në Sali Rexha, ka qenë me një fëmijë përdore në momentin e konfliktit. Gjithashtu edhe Edmond Gosa e ka ndryshuar emrin në Armand Gosa, teksa fisi i tij mbahet si “të fortët” në Kavajë. Ky i fundit, njihet si person problematik në qytet, i dënuar më parë për plagosjen e rëndë të Gent Gjuzit me kazëm, i cili vdiq më pas në spital. Ngjarja ndodhi pas një konflikti të nisur më parë, ndërsa më 29 mars janë takuar "për t'u sqaruar".

“Pse me sheh ashtu”, e pyeti Armand Gosa personin me të cilin sa herë takohej e thoshte ‘malok ikni nga keni ardhur’. Tjetri ishte Sali Rexha, që mesa duket donte t’i jepte fund fyerjeve, dhe e sulmon me thikë. Gosa i njohur si pjesëtar i një fisi të fortë në Kavajë, nxori pistoletën dhe shtiu me Rexhën, fëmija e të cilit vetëm pak minuta më parë ishte futur në dyqan. Të dy vdiqën në vend. Fqinja e Rexhës tregoi momentin, kur djali pa të atin të gjakosur në mes të rrugës.

Gosa nga Kavaja nuk dihet pse kishte inate me Rexhën nga Kukësi. Dhe sipas tij asnjë verior nuk kishte punë në Kavajë. Më 29 maj pasdite të dy u takuan rastësisht në një lokal. Mjaftuan vetëm 3 minuta që debati të përfundonte tragjikisht. Pranë lokalit Saliu kishte shtëpinë  me qira, kurse Gosa nuk jetonte fare aty. 

Të dy viktimat rezultojnë me precedent penal, kavajasi Gosa për vrasjen e Genti Gjuzit disa vite më parë pasi e goditi me kazmë në sherrin që nisi për një vajzë. 

vrasja e arjan gosës