
Ka përfunduar seanca gjyqësore teksa u dha vendimi për autorët e vrasjes së 20-vjeçarit Grei Bihuci më 11 mars të vitit 2024 në qendër të qytetit të Fierit.
Mesditën e sotme janë paraqitur të gjitha palët pasi është dhënë edhe vendimi. Sipas burimeve zyrtare nga gjykata e shkallës së parë të juridiksionit Fier seanca gjyqësore është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie.
Trupi gjykues përbëhej nga kryetar Genci Busho dhe anëtarë Vladimir Cjapi dhe Elira Hroni. Prokuror i çështjes ka qënë Petrit Vukaj ndërsa dy autorët e akuzuar për vrasje mbroheshin nga avokat Ervis Goxhaj.
Pasi u lexuan faktet në dosje dhe dëshmitë e dhëna në prokurori, Petrit Vukaj ka kërkuar shpalljen fajtor të të akuzuarve ku për Florian Mukën ka kërkuar 25 vjet burg dhe për të miturin KM (vllai i Florianit) 12 vjet burg.
Mbrojtja nga ana e saj e përfaqësuar nga avokat Ervis Goxhaj ka pohuar para trupit gjykues se Floriani e ka pranuar vrasjen por ka thënë se e ka kryer në kushtet e vetëmbrojtjes. Ndërsa i mituri KM 16 vjeç, vëllai i autorit të ngjarjes, ka pohuar se ai ka qenë prezent kur ka ndodhur sherri dhe është kryer vrasja, por vetë nuk ka kryer asnjë veprim. Dy të akuzuarit kanë kërkuar falje dhe kanë shprehur pendesë për veprimet e kryera.
Akuza ishte vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim sipas nenit 78/1, për Florian Muken u kërkua 25 vjet burg, por meqenëse e ka pranuar vrasjen, ka kërkuar falje u dënua me 12 vjet burg në bazë të nenit 76, dhe për të miturin 12 vjet por për moskallëzim krimi u dënua me 1 vit burg gjë që e ka kryer në paraburgim dhe është lënë i lirë.
Lini një Përgjigje