TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Prill 2023, 18:40

Vrasja e Stiven Toshkësit dhe zhdukja e Thodhorit dhe Sulovarit, Rrumbullaku: Shumë shpejt do ketë fakte dhe prova!

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e Stiven Toshkësit dhe zhdukja e Thodhorit dhe Sulovarit,

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku zhvilloi një komunikim për mediat lidhur me ngjarjet kriminale në vend. I pyetur për vrasjen e 20-vjeçarit në Tiranë, Stiven Toshkëzi se deri në çfarë pike kanë arritur hetimet, ai tha se janë drejt përfundimit.

Ndërsa u ndal tek zhdukja e dy 46-vjeçarëve në Sarandë, Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovarit alias Krasniqi ai tha se hetimet janë në rrugën e duhur.

Hetimet janë drejt përfundimit, edhe personi në kërkim shumë shpejt do të vihet në prangat e Policisë.”-u shpreh Rrumbullaku për vrasjen e Stiven Toshkëzit.

Ndërsa për zhdukjen e dy personave në Sarandë, kryepolici tha se shumë shpejt do ketë fakte dhe prova.

rrumbullaku vrasja e stiven toshkësit

Lini një Përgjigje