TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Prill 2023, 18:39

Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, Luftar Reçi kërcënon avokatin e Lulzim Berishës: Je në listë për t’u vrarë

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, Luftar Reçi kërcënon
Avokati Detar Hysi

Është shoqëruar sërish me debate seanca e ballafaqimit të Luftar Reçit me të akuzuarit për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut.

Dëshmitari i drejtësisë Luftar Reçi u është përgjigjur këtë të premte pyetjeve të avokatëve të të pandehurve që akuzohen si organizatorë dhe porositës.

Për këtë çështje prokuroria ka marrë të pandehur, Lulzim Berishën, Plaurent Dervishajn, Emiljano Shullazin, Viktor Ymerin, Indrit Taullain dhe Indrit Rusin.

Ashtu si në seancën e kaluar, edhe sot ka pasur tensione në sallë, pasi Reçi ka kërcënuar avokatin e Lulzim Berishës. Sipas tij, a i është në listën e personave për tu vrarë.

Avokati Detar Hysi tha se është ndjere i kërcënuar nga Reçi dhe do i drejtohet me kallëzim prokurorisë.

 

vajdin lame luftar reci kercenim

Lini një Përgjigje