TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Tetor 2025, 20:43

Vrau me thikë 42-vjeçarin në Berat, arrestohet autori; u gjet i fshehur në një shpellë

Shkruar nga Pamfleti

Vrau me thikë 42-vjeçarin në Berat, arrestohet autori; u gjet i

63-vjeçari u gjet i fshehur tek “Shpella e Memecit”, pranë kishës përballë Urës së Goricës.

Blutë e Beratit kanë arrestuar pas disa orësh kërkime Kristo Memën alias Kostandin Hoxhën, autorin e vrasjes me thikë të 42-vjeçarit në Kala.

63-vjeçari u gjet i fshehur tek “Shpella e Memecit”, pranë kishës përballë Urës së Goricës.

Mema vrau me thikë vizitorin nga Tirana në Kalanë e Beratit pas një sherri banal.

Mësohet se viktima Keli Hoxha është konfliktuar me autorin Kristo Mema për çmimin e fotove dhe xhirove me kalë që bënë fëmijët e tij, dhe në debat e sipër autori ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar disa herë.

E gjithë skena ka ndodhur në prani të fëmijëve dhe të gruas së 42-vjeçarit.

Pas kësaj, autori është larguar nga vendngjarja.

Hoxha ka marrë një plagë të vetme në zemër, që ka mjaftuar t’i marrë atij jetën.

Ndonëse është thirrur ambulanca në vendin e ngjarjes, 42 vjeçari ka mbërritur pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Beratit.

42-vjeçari ishte baba i dy fëmijëve. Që sëbashku me ta, gruan dhe nënën kishin shkuar të kalonin një ditë ndryshe në Berat, pa e ditur se çfarë i priste.

Lini një Përgjigje