TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Shtator 2023, 13:10

Vrau shqiptarin për një vend parkimi, 68-vjeçari grek shfaqet i penduar: Ishte gabimi më i madh i jetës sime

Shkruar nga Pamfleti

Vrau shqiptarin për një vend parkimi, 68-vjeçari grek shfaqet i

Gjykata e Pireut ka lënë në paraburgim vrasësin e 39-vjeçarit shqiptar, Brigen Limka në Greqi. 68-vjeçari grek vrau me armë gjahu një shqiptar mesditën e së premtes (15 shtator) në Pire, pas një konflikti për vendin e parkingut.

Mediat greke shkruajnë se ai është shfaqur i penduar para gjykatës, teksa ka kërkuar falje për krimin e rëndë.

“Jam penduar. Sinqerisht kërkoj falje, ishte gabimi më i madh i jetës sime. Dhe për këtë uroj dënimin tim”, dyshohet se ka deklaruar.

Po ashtu, mësohet se autoritetet kanë kërkuar kryerjen e ekspertizës psikiatrike ndaj të moshuarit.

Si ndodhi ngjarja

Shqiptari u qëllua për vdekje me dy plumba në fytyrë nga një 68-vjeçar me të cilin kishte konflikte të vazhdueshme. Ai u dërgua në spitalin Zaneio por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra dhe për pasojë humbi jetën. 

Mësohet se viktima ishte baba i tre fëmijëve dhe punonte në parkingun ku ndodhi sherri. Dëshmitarët thanë se 68-vjeçari shfaqte shpesh sjellje agresive dhe i kërkonte një vend parkimi në parkingun ku i riu punonte.

Pas debatit, autori shkoi në banesën e tij, mori armën dhe qëlloi për vdekje me gjakftohtësi shqiptarin.

shqiptari vrasje greku

Lini një Përgjigje