TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Shtator 2023, 11:07

Zjarri në pallatin 10-katësh Tiranë, policia e cilëson ngjarjen si aksidentale; vijojnë hetimet

Shkruar nga Pamfleti

Zjarri në pallatin 10-katësh Tiranë, policia e cilëson

Policia e Tiranës ka referuar në prokurori si aksidentale zjarrin që përfshiu pallatin 10-katësh në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në rrugën “Sali Butka”. Policia bën me dije se hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Grupi hetimor është në pritje të autorizimeve nga prokurori i çështjes për të vijuar me marrjen në pyetje edhe të personave të tjerë, përfshirë këtu pronarin e pallatit, T. Mëhillaj. Policia akoma nuk ka në dorë akt-ekspertimin e analizës së llojit të materialit që është veshur fasada e jashtme e pallatit, e cila rezultoi fatale për përhapjen e zjarrit.

Ndërkohë, ekspertët e zjarrfikëses vijojnë punën për të zbuluar shkakun e zjarrit, deri në daljen përfundimtare të ekspertizës duhen edhe disa ditë, megjithatë burime bëjnë me dije se vijohet me të njëjtin rezultat, shkak mbinxehja e kondicionerit.

policia hetime zjarr

Lini një Përgjigje