Kronike 1 Mars 2024, 16:51

Xhama të thyer dhe copa materialesh, publikohen pamjet pas shpërthimit në biznesin e deputetit Çela 

Shkruar nga Pamfleti

Xhama të thyer dhe copa materialesh, publikohen pamjet pas shpërthimit

Këto janë pamjet nga shpërthimi në Lushnjë, ku humbi jetën Roland Hoxha. 

Tek rreth rrotullimi i Plastmasit në Lushnjë gjatë punës në një fabrikë, një vinçier ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka pasur një shpërthim të fuqishëm duke i marrë jetën një personi, ndërsa dhjetë të tjerë janë lënduar, me të cilëve dhe deputeti socialist Bujar Çela.

Raportohet se të plagosurit janë dërguar në spital, ndërsa deputeti socialist është futur në sallën e operacionit.

Gjendja e deputetit mbetet e rëndë, por sipas mjekëve pritet të dalë me sukses.