TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Prill 2023, 08:28

Zbardhet vrasja e 20-vjeçarit në Tiranë nga dy adoleshentët: U zunë për një vajzë

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhet vrasja e 20-vjeçarit në Tiranë nga dy

Në orët e para të mëngjesit në Tiranë, është gjetur i pajetë një 20-vjeçar Stiven Toshkesi.

I riu është gjetur i dëmtuar me mjete prerëse.

Raportohet se autorët e ngjarjes dyshohet të janë Enzi Maze, Axel Hoxhaj 18 vjeç të cilët janë vënë në pranga për vrasjen e 20-vjeçarit.

Sipas gazetares së TCh, konflikti mes Enzi Maze, Axel  Hoxhaj dhe Stiven Toshkezi, ka ndodhur për një vajze.

Konkretisht njeri nga dy 18 vjetarët ngacmonin të dashurën e 20-vjeçarit. Për këtë shkak 2 javë më parë në Rrugën e Elbasanit ata ishin zënë dhe Stiven Toshkezi i kishte rrahur.

20-vjeçari ka humbur jetën pas mesnatës në Rrugën ‘4 Dëshmorët’ në kryeqytet, pranë gjimnazit "Partizani".

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:35. I riu u përfshi në një konflikt për motive të dobëta dhe u plagos nga dy të rinjtë e identifikuar si Ensi Maze, 18 vjeç, dhe Axel Hoxhaj, 18 vjeç.

 

stiven toshkesi tiranë

Lini një Përgjigje