
Zbulohet fotoja e shtetasit portugez që vrau Ardian Nikulajn. Ruben Saraiva, është një shtetas portugez me origjinë afrikane. Ai është personi që shkrepi armën ndja Nikulajt.
Sipas gazetarit Artan Hoxha, ai hyri në vend në muajin shkurt dhe ka qënduar në fshatin Kakariq. Për të justifikuar faktin pse ndodhej në Shqipëri, madje në një fshat si Kakariqi, ai përdori një alibi.
Banorëve të fshatit u ishte thënë se “mulati” i ardhur nga jashtë, kishte rënë në dashuri me një vajzë nga Shkodra.
Por familja e vajzës nuk kishte pranuar lidhjen e tyre pasi ai ishte rracëperzier. Për t’i qëndruar afër të “dashurës” dhe për të pasur mundësine e takimit me të, ai kishte vendosur të qëndronte në një fshat jo shume larg nga Shkodra.
Madje vrasësi kishte nisur te thirrej nga fëmijët e fshatit Kakarriq, me nofkën “gabeli".
Lini një Përgjigje