TAGS-AT E JAVËS

Kulture 1 Tetor 2024, 15:46

Ansambli Folklorik Tirana ‘prek’ finalen në Festivalin Botëror

Shkruar nga Pamfleti

Ansambli Folklorik Tirana ‘prek’ finalen në Festivalin

Ansambli Folklorik Tirana, pjesë e Teatrit Metropol, arriti të prekte finalen në festivalin më të madh folklorik “Cheonan World Dance Festival 2024” në Seul, Koreja e Jugut.

Ansambli Tirana garoi mes ansambleve të shteteve si Ekuadori, Kili, Bolivia, Kolumbia, Meksika, Argjentina, Maqedonia e Veriut, Polonia, Lituania, Kosova, Sllovakia, Gjermania, Bullgaria, Rusia, Franca, Rumania, Turqia, Afrika e Jugut, Kazakistani, Mongolia, Uzbekistani, Indonezia, Kina, Singapori, Malajzia, etj.

Pjesëmarrja e Ansamblit Folklorik Tirana në këtë festival është një eveniment shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, pasi shpreh vlerat identitare të folklorit shqiptar, duke ndërthurur traditën me inovacionin ndër vite.

ansambli folklorik tirana seul finale

Lini një Përgjigje