
Në Paris është mbajtur Java e Modës së Lartë, ose siç njihet ndryshe, ‘Haute Couture’.
Kjo javë është e veçantë, sepse shfaqen veshje unike, të punuara me dorë dhe me çmime shumë të larta, të rezervuara për më të pasurit.
Emrat e mëdhenj si Valentino dhe Dior munguan këtë herë, por u spikatën shtëpi të tjera të njohura.
Maison Margiela prezantoi koleksionin e parë të stilistit Glenn Martens, me veshje të çuditshme, të bëra nga materiale të ricikluara dhe forma shumë kreative.
Ndërsa Chanel riktheu klasiken, me frymëzim nga stili anglez dhe dizajne elegante.
Në publik u panë emra të njohur si Naomi Campbell, këngëtarja Lorde dhe vajza e Monakos, Caroline, nuk mundgoi as këngëtarja shqiptarë me famë ndërkombëtarë, Dua Lipa
Por, ç’ndodhi? Balenciaga shënoi shfaqjen e fundit të stilistit Demna, i cili largohet pas 10 vitesh.
Ndërsa në pasarelë sfiluan yje si Kim Kardashian dhe Isabelle Huppert, ndërsa fustanet e veçanta frymëzoheshin nga kinemaja dhe kujtimet familjare.
Stilisti italian Giambattista Valli u nderua me një medalje nga shteti francez dhe prezantoi koleksionin e tij me fustane romantike, me lule dhe ngjyra të ëmbla.
Ekspertet e modës thonë se moda e lartë në Paris tregoi sërish se është art dhe spektakël.
Lini një Përgjigje