TAGS-AT E JAVËS

Kulture22 Maj 2023, 21:46

Luajti në filmat “Thor” dhe “King Arthur”, ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare aktori i njohur

Shkruar nga Pamfleti

Luajti në filmat “Thor” dhe “King Arthur”, ndahet

Është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare aktori me famë botërore Ray Stevenson.

Aktori irlandez humbi jetën mbrëmjen e së dielës në Itali, ndërkohë deri më tani shkaqet e vdekjes së tij janë ende të paqarta.

Stevenson ka luajtur në shumë filma të njohur siç janë “Punisher: War Zone”, “King Arthur”, “Thor” dhe shfaqjet si “Rom” e HBO.

I lindur në Irlandën e Veriut më 25 maj të vitit 1964, ai filloi karrierën e tij duke dalë në shfaqje televizive në vitet 90 dhe më pas filloi të merrte role aksioni në filmat e njohur të Hollivudit nga vitet 2000. Roli i tij i parë me të cilin “shpërtheu” dhe karriera e tij, ishte në filmin aventuresk të regjisorit Antoine Fuqua, “King Arthur”, në vitin 2004, ku ai luajti rolin e Dagonet.

Në vitin 2008, Stevensen mori një rol kryesor në filmin e gjigandit Marvel, “Pushisher: War Zone, ku luajti mercenarin Frank Castle.

Më vonë në 2010, Ray Stevensen u shfaq në filmat e njohur aksion si “The Book of Eli, “GI JOE: Retalitation”, “The Three Musketeers dhe në filmin mjaft të dashur për publikun “Thor” nga Marvel.

aktor film king arthur

Lini një Përgjigje