TAGS-AT E JAVËS

Kulture23 Tetor 2025, 12:42

Luna Çausholli ndriçon skenën e ‘Kënga Magjike’ me “Drita brenda teje”

Shkruar nga Pamfleti

Luna Çausholli ndriçon skenën e ‘Kënga

Këngëtarja dhe kantautorja Luna Çausholli emocionoi me performancën e saj, teksa kandidoi para jurisë provizore për t’u futur në netët e ‘Këngës Magjike’, edicioni i 25-të i saj.

Veshur me një fustan blu dhe një kitarë (që e identifikon tanimë) në të njëjtën ngjyrë, Luna ndriçoi skenën dhe përçoi jo vetëm tinguj, mbi të gjitha dha një mesazh të rëndësishëm.

Ajo krijoi në panoramë magjike.

Kënga “Drita brenda teje” u kompozua nga vetë Luna Çausholli dhe Jeris kaso. Për fjalët e këngës u kujdesën Dylan mamaja e Lunës, Ermira Çausholli, ndërsa okestracioni dhe produksioni në studio u punua nga Jeris Kaso.

“drita brenda teje” është një këngë prekëse për paqen, barazinë dhe dritën brenda të gjithëve ne. "Le të jetojmë pa u rrejtë" , një zë uniteti, një kujtesë për të dashur pa pengesa, për të lënë mënjanë urrejtjen dhe për t'i lënë zemrat tona të shkëlqejnë. Një këngë që i flet shpirtit, duke pëshpëritur: "shikoni në sytë e mi dhe lëreni urrejtjen të zhduket..." një thirrje për paqe, për dashuri pa kufij, për dritën që jeton brenda nesh.

Një këngë që përcjell mesazhin e rëndësishëm të ndalimit të urrejtjes, sot më shumë se kurrë. Kur e gjithë bota ka nevojë për fjalët dhe ëmbëlsinë e Lunës. /Pamfleti

 

luna causholli kenga magjike

Lini një Përgjigje