TAGS-AT E JAVËS

Kulture 5 Shtator 2025, 20:46

Shuhet Astrit Koçibelli, këngëtari i njohur i serenatave korçare  

Shkruar nga Pamfleti

Shuhet Astrit Koçibelli, këngëtari i njohur i serenatave

Një nga figurat më të dashura të qytetit të serenatave, Astrit Koçibelli, është ndarë nga jeta.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur Qendra e Artit dhe Kulturës Korçë, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku thuhet: “Lamtumirë Astrit Koçibelli.Korça humbi sot një nga serenatistët e saj më të dashur. Me zërin dhe shpirtin e tij, Astriti u bë pjesë e historisë së serenatës korçare.Këngët e tij do të vazhdojnë të jetojnë si kujtim i gjallë i dashurisë dhe artit të qytetit tonë.”

Koçibelli ishte një nga zërat më të veçantë të serenatës, duke i dhënë jetë këngëve që mbajnë frymën dhe shpirtin e traditës muzikore korçare.

Këngët e tij do të mbeten një kujtim i gjallë i dashurisë, artit dhe nostalgjisë së qytetit të serenatave.

Lini një Përgjigje