TAGS-AT E JAVËS

Kulture25 Shtator 2023, 12:30

Sofia Loren rrëzohet në shtëpinë e saj, diva i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

Shkruar nga Pamfleti

Sofia Loren rrëzohet në shtëpinë e saj, diva i

Aktorja e njohur Sofia Loren iu nënshtrua një operacioni për fraktura të ijeve pasi u rrëzua brenda shtëpisë së saj në Gjenevë.

Aktorja italiane, e cila më 20 shtator mbushi 89 vjeç, u rrëzua në shtëpinë e saj në Gjenevë. Diva pësoi fraktura të shumta dhe u shtrua menjëherë në spital dhe u operua. Fatmirësisht peracioni ishte i suksesshëm.

Angazhimet e ikonës së kinemasë italiane janë anuluar për momentin, duke nisur me paraqitjen e saj të planifikuar në hapjen e një restoranti që do të mbajë emrin e saj në Bari të Italisë së Poshtme, të planifikuar për 26 shtator.

sofia loren rrëzim

Lini një Përgjigje