TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Tetor 2025, 13:54

1 muaj larg zgjedhjeve të pjesshme, PS padit KQZ-në

Shkruar nga Pamfleti
1 muaj larg zgjedhjeve të pjesshme, PS padit KQZ-në
Partia Socialiste padit KQZ-në

Partia Socialiste ka depozituar sot, 9 tetor, një padi zyrtare ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe Komisionit Rregullator pranë tij, në Gjykatën Administrative të Apelit.

Objekti i padisë lidhet me mosmarrjen e vendimeve nga Komisioni Rregullator për disa çështje kyçe në prag të zgjedhjeve të pjesshme për kryetarë bashkie, që do të zhvillohen më 9 nëntor 2025 në Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë.

Konkretisht, padia kërkon shqyrtimin për:

Miratimin e afateve procedurale të zgjedhjeve

Miratimin e karakteristikave teknike të fletës së votimit

Përdorimin e pajisjes elektronike për identifikimin e votuesve

Përdorimin e kamerave dhe monitorëve për shfaqjen e fletëve të votimit në vendet e numërimit


Trupi gjykues që do të shqyrtojë këtë kërkesë përbëhet nga gjyqtarët Ornela Naqellari (relatore), Iliba Bezati, Lutfije Celami, Entela Shedula dhe Alma Kodraliu.

Seanca gjyqësore është planifikuar të zhvillohet më 13 tetor 2025, ora 10:00, në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.

Lini një Përgjigje