TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Tetor 2025, 12:04

Mbledhje urgjente e 260 gjyqtarëve, Sandër Simoni: Duhet analizë e thellë, shpresoj të jetë rasti i fundit

Shkruar nga Pamfleti
Mbledhje urgjente e 260 gjyqtarëve, Sandër Simoni: Duhet analizë
Gjyqtari Sokol Sadushi

Ditën e sotme, 260 gjyqtarë u mblodhën në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor me thirrje të kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, për të diskutuar lidhje me kushtet e sigurisë në gjykata, shqetësim i shprehur edhe vite më parë, por i rikthyer pas vrasjes në sallën e gjyqit, të gjyqtarit Astrit Kalaja.

Mbledhja nisi me 1 minutë heshtje dhe u zhvillua me dyer të mbyllura.

Në fjalën e tij, Sokol Sadushi tha se vrasja e Astrit Kalasë ishte një vrasje e paralajmëruar pas denigrimit të vazhdueshëm të figurës së gjyqtarëve në publik nga politikanë, analistë e qeveritarë.

Ndërkohë gjyqtari Sandër Simoni foli për mbledhjen e gjyqtarëve në KLGJ për sigurinë në gjykata.

Simoni tha se ka ardhur koha për një analizë të thelluar për gjendjen e sigurisë.

“Do marrim një vendim në lidhje me kërkesat që kemi për autoritet përgjegjëse. Shpresojmë të jetë rasti i fundit që ka ndodhur. Do bëhet një analizë, ka ardhur koha e një analize më të gjerë dhe më të thelluar. Një nga qëllimet e kësaj mbledhje, kjo ishte”, tha Simoni.  

Lini një Përgjigje