TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Janar 2026, 13:56

15 vite nga "21 Janari", Berisha: Rama i solli protestuesit si mish për top, sot derdh lot krokodili

Shkruar nga Pamfleti

Berisha i cilësoi si “lot krokodili” reagimet e Ramës për viktimat e 21 Janarit, duke pretenduar se protestuesit u përdorën “si mish për top për pushtetin”.

15 vite nga "21 Janari", Berisha: Rama i solli protestuesit si mish
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në 15-vjetorin e ngjarjeve të 21 janarit 2011, është pyetur për 4 viktimat e protestës së PS.

Ai ka ripërsëritur qëndrimet e tij lidhur me protestën që përfundoi me katër viktima para Kryeministrisë.

Sipas tij, protesta kishte një axhendë të qartë politike, fakt që, siç tha, provohet edhe nga dokumente ndërkombëtare.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin kryesor për organizimin e protestës, duke e lidhur atë me, sipas tij, falsifikimin e një regjistrimi audio të bërë nga Dritan Prifti.

Berisha pretendoi se në atë regjistrim ishte deformuar qëllimisht kuptimi i bisedës mes Ilir Metës dhe Dritan Priftit, duke e paraqitur sikur Meta kërkonte 700 mijë euro, ndërkohë që, sipas tij, bëhej fjalë për kompensimin e një kompanie që kishte pësuar humbje pas një vendimi gjykate.

“Rama është përgjegjësi kryesor për falsifikimin e dokumentit dhe për thirrjen e një proteste të dhunshme me axhendë të caktuar.” deklaroi Berisha, duke shtuar se i ishte kërkuar atij zgjidhje politike me kërcënimin se “do të kalohej mbi kufoma”.

Berisha i cilësoi si “lot krokodili” reagimet e Ramës për viktimat e 21 Janarit, duke pretenduar se protestuesit u përdorën “si mish për top për pushtetin”. Ai tha se ish-kryeprokurorja Ina Rama e hetoi çështjen, por sipas tij nuk guxoi kurrë të thërrasë për hetim Edi Ramën.

Në vijim, Berisha deklaroi se Garda e Republikës ka vepruar në përputhje me ligjin dhe se janë dënuar disa persona, por sipas tij, Rama po përpiqet t’i përdorë viktimat për të shpëtuar veten dhe bashkëpunëtorët e tij.

15 vite nga berisha rama i solli protestuesit

Lini një Përgjigje