TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Janar 2026, 13:26

Dënimi për Irena Gjokën në Greqi, Berisha: E kemi denoncuar që në mars 2024, duhet të shkarkohet

Shkruar nga Pamfleti
Dënimi për Irena Gjokën në Greqi, Berisha: E kemi denoncuar
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi verifikimin e bërë nga Prokuroria e Përgjithshme për dënimin e gjyqtares Irena Gjoka në Greqi, që rezultoi se ishte autentik dhe se ajo e kishte fshehur.

Sipas tij, rezultoi ajo që ka denoncuar më herët për gjyqtaren. Më tej, Berisha tha se Gjoka nuk ka raportuar dënimet e veta pranë KLGJ siç kërkohej në ligjin e ‘96 për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Irena Gjoka vendim penal në Greqi, si falsifikatore si dhe dy dëbime nga shteti fqinj dhe zona Shengen. Ajo është një falsifikatore e certifikuar, me vendim gjyqësor, vepër për të cilën është dënuar me burg si falsifikatore, më pas të konvertuar në gjobë. Ky vendim penal ka marrë formë të prerë, po kështu është dëbuar dy herë nga shteti grek më 24.12.2002 dhe tre muaj më pas.

Ishte në dijeni të plotë të këtyre dëbimeve dhe autorizoi avoketërit për kundërshtimin e tyre. Avoketërit i kundërshtuan masat edhe në Gjykatë Administrative. Vesi i falsifikimit del me shpirtin. Gjoka vazhdi falsifikimet e saj si gjytare në Krimet e Rënda dhe më pas në GJKKO. Ajo nuk ka raportuar dënimet e veta pranë KLGJ siç kërkohej në ligjin e ‘96 për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.“, tha mes të tjerash Berisha.

Lini një Përgjigje