
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku tha se nga buxheti i shtetit janë dhënë 560 mln euro për kontratat koncesionare dhe se gjysma e këtyre pagesave janë nën hetim nga SPAK.
Ajo shprehet se tashmë nuk bëhet fjalë për akuza të opozitës, por për akuza korrupsioni të faktuara.
“Fjalët më të dëgjuara kësaj vere kanë qenë koncesion dhe korrupsion. Me të drejtë shqiptarët pyesin; sa i kushtojnë buxhetit të shtetit nga taksat e tyre këto kontrata koncesionare? 560 milion euro është vlera faktike e buxhetit të shtetit paguar për këto kontrata koncesionare.
Ndërkohë vlera reale e tyre është 50% e PBB. Gjysma e pagesës së këtyre kontratave është nën hetim nga SPAK. Nuk bëhet fjalë për akuza të opozitës apo medias. Tashmë bëhet fjalë për akuza korrupsioni të faktuara. Të atij korrupsioni progresiv të vendosur në çdo kontratë dhe punë publike: Si inceneratorët, sterilizimi dhe check up-i. Këtu shkojnë taksat e shqiptarëve!”, tha Tabaku.
Lini një Përgjigje