TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Shtator 2023, 13:24

"Peng i Ramës"/ Basha i përgjigjet Berishës: Aleanca e Kullës nuk fshihet dot as pas llumit dhe as pas shpifjeve!

Shkruar nga Pamfleti

"Peng i Ramës"/ Basha i përgjigjet Berishës: Aleanca e

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se do të negociojë me Gazment Bardhin për bashkimin e grupit parlamentar të PD-së. 

Në një konferencë për mediat, Berisha hodhi poshtë çdo mundësi bashkëpunimi me Bashën dhe Alibeajn, duke i quajtur “pengje të Ramës” që sipas tij e kanë nxjerrë veten jashtë.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, replikoi menjëherë duke u shprehur se janë vetë Berisha dhe kryeministri Edi Rama, ata që përfaqësojnë lidhjet e politikës me bandat dhe krimin.

"Aleanca e Kullës nuk fshihet dot as pas llumit dhe as pas shpifjeve. Rama dhe Berisha janë binomi tregues i lidhjeve të politikës me bandat dhe krimin, dhe i fijeve të dukshme e të padukshme që mbajnë gjallë korrupsionin e së shkuarës dhe atij që prej 10 vitesh zhvat shqiptarët", tha Basha.

Grupi me unanimitet të plotë, pas diskutimit të secilit, të çdo anëtari ishte i mendimit që të vazhdojnë negociatat me deputetët e tjerë, me Gazment Bardhin me kryetarin e grupit dhe të tjerë, për arritjen e një bashkimi, pasi konstatohet se ky vullnet është tek të gjitha palët. Ky është një vendimi drejtë, në përputhje me interesat e PD-së. Me Bardhin dhe çdo deputet tjetër përveç Ali Bashës dhe Lul pengut, kjo parti është e hapur për diskutime. Ata të dy e kanë nxjerrë veten jashtë, janë shndërruar në pengje të Ramës. Kanë bërë zgjedhjen e vet.”-tha Berisha.

sali berisha

Lini një Përgjigje