TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Shkurt 2025, 22:30

A do i hiqet ‘non grata’ Berishës? John Bolton: Ende nuk kam dëgjuar gjë, por e ka në dorë Trump

Shkruar nga Pamfleti

A do i hiqet ‘non grata’ Berishës? John Bolton: Ende nuk kam

Ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Donald Trump, John Bolton ka folur për efektin që do të sjellë presidenti amerikan Donald Trump në Ballkan.

Në një intervistë për emisionin "Zona Zero" në Top News, i pyetur për kritikat e Riçard Grenell ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti para zgjedhjeve, Bolton vuri në dukje se diplomacia duhet të bëhet në mënyrë private dhe se në publik nuk duhet treguar njëanshmëri.

Lidhur me shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë për korrigjimin e kufijve, Bolton tha se duhet të bëhen përpjekje, por që duhet të ketë pëlqimin e plotë të të dyja palëve, Serbisë dhe Kosovës

Bolton tha se është i shqetësuar për politikat që do të ndjekë Trump në mandatin e dytë.

Ai theksoi se administrata Trump duhet t’i kushtojë vëmendje Ballkanit, madje sipas tij, duhet të jetë një prioritet.

Lidhur me shpalljen non grata të Sali Berisha nga administrata Biden dhe nëse administrata e re Trump do ta heqë atë, Bolton tha se e gjitha kjo është në dorë të administratës së re.

“Megjithatë, nuk kam dëgjuar ende asgjë për këtë dhe nëse është diskutuar”, tha Bolton.

Lini një Përgjigje