
Në vitin 2009, Sali Berisha u bë për herë të tretë “sherif” i qeverisë e Shqipërisë; por bashkë me gruan, djalin, vajzën, dhëndrin, mbesën, kunatin e ministrat, bëri pjesë të vjedhjeve dhe Ilir Metën e Monika Kryemadhin me hajdiutët e tyre...
Fitoren e Donald Trump, propaganda e republikanëve amerikanë e quajti si ardhje të një “Sherfi të ri” në krye të Shtëpisë së Bardhë; që nënkupton se do vendosë rregull të fortë nëpërmjet zbatimit të ligjit, ndërsa vetë Trump, tha se gjatë mandatit të tij do ta bëjë Amerikën përsëri të madhe.
Të njëjtën propagandë deliri po bëjnë deputetët dhe militantët e PD, duke e quajtur Sali Berishën “Sherifin e ri” të Shqipërisë; ndërsa ky, premton se me aleatët Mediu, Meta, Xhixho, Haxhinasto, Dule, Gjuzi, Jenisheri e të tjerë, do ta bëjë Shqipërinë madhështore.
Madje, për të krijuar këtë bindje te shqiptarët, Saliut i vendosën dhe një kapele Sherifi në kokë, veçse ndryshe nga Doanal Trump dhe Partia Republikane Amerikane, PD është akoma në ëndrra dhe nuk ka ardhur në pushtet e Saliu nuk është kryeministër.
Në çdo dalje televizive, deputetët e analistët e PD, e quajnë Sali Berishën “Sherifi i ri i Shqipërisë”, kur faktikisht, ai është “sherif i vjetër” prej 34 vitesh në politikë, nga këto 13 vite në pushtet.
Si “sherif” i PD, i pushtetit e shtetit absolut në vitet 1992-‘97, Sali Berisha ka bërë shumë dëme, ndër më të rëndat e shkatërruese firmat piramidale; me të cilat i zhvati shqiptarëve kursimet, shtëpitë e bagëtitë, ndërsa vendin e shkatërroi dhe popullin e futi në luftë civile me pasojë më shumë se 3000 të vrarë.
Me fuqinë e “sherifit” absolut të pushtetit, Sali Berisha dogji redaksi gazetash, rrahu, burgosi, vrau e zhduku gazetarë, biznesmenë, kundërshtarë politikë, krijoi e përdori shërbimin famkeq SHIK për krimet e tij, shkatërroi ndërrmarrjet dhe grabiti prona private e shtetërore.
Më fuqinë e “sherifit” absolut të Shqipërisë, Sali Berisha bëri kontrabandën e karburanteve, armëve e ushqimeve drejt Serbisë me kompaninë e tij “Shqiponja” të drejtuar nga Tritan Shehu, duke shkelur embargon e vendosur nga SHBA.
Në vitin 2005, Sali Berisha u bë për herë të dytë “sherif” i pushtetit, duke premtuar qeverisje me “Duar të pastra” dhe me parullën elektorale “Me ne fitojnë të gjithë”, por veproi me duar të zeza e përfituan vetëm familjarët dhe klanet e tij mafioze.
Gjatë viteve 2005-2009, grabiti pasuri e fonde shtetërore dhe private sa mundi, bashkë me gruan, djalin, vajzën, dhëndrin, mbesën, kunatin, Jozefina Topallin, ministrat Ritvan Bode, Fatmir Mediu, Lulzim Basha, Genc Ruli, Genc Pollo, Jemin Gjana e oligarkët Bashkim Ulaj, Alaksandër Frangaj, Pëllumb Salillari dhe “kaçakët” Rahman Selmanllari, Ismail Mulleti etj.
Madje solli në Shqipëri dhe “kaçakun” serbo-boshnjak Damir Fazlliç, i cili shërbeu si grabitës tokash dhe “lavatriçe” për pastrimin e parave të korrupsionit e krimit, ndërsa babëzia e të birit vrau 26 njerëz dhe shkatërroi 300 biznese e banesa në Gërdec.
Në vitin 2009, Sali Berisha u bë për herë të tretë “sherif” i qeverisë e Shqipërisë; por bashkë me gruan, djalin, vajzën, dhëndrin, mbesën, kunatin e ministrat, bëri pjesë të vjedhjeve dhe Ilir Metën e Monika Kryemadhin me hajdutët e tyre.
Tani, Sali Berisha kërkon te kthehet për herë të katërt në pushtet, duke u vetëquajtur “sherif i ri” me premtime të vjetra; kur faktikisht është “sherif” i vjetër, që nuk thotë se çfarë krimesh ka bërë gjatë sundimeve të tij, mes tyre 4 protestues të vrarë para selisë së kryeministrisë./Pamfleti
Lini një Përgjigje