
Gazetari Lavdrim Lita, ka folur për vendimin e Gjykatës së Apelit ndaj deputetit, Ervin Salianji me akuzën “kallëzim i rremë”.
Sipas tij, Partia Demokratike nuk duhet “të nxitojë” për të akuzuar trupën gjykuese që dha atë vendim ndaj deputetit, sepse është po e njëjta trupë gjykuese që i ka dhënë vulën këtij subjekti politik.
Në vazhdim të kësaj gazetari tha se përfaqësuesi ligjor i Salianjit do duhej t’i ishte referuar disa vendimeve të Gjykatës së Lartë për të njëjtat raste, ku arsyetohet se denoncimi publik dallohet qartazi nga kallëzimi i rremë.
“Është vendim për të mbipopulluar burgjet me deputetë. Gjyqtarët nuk e kanë marrë idenë që mund të bëhej me dënim alternativ, të cilët janë të njëjtët gjyqtarë që i dhanë vulën PD-së. Në 11 qershor e njëjta trup gjykuese ka gjykuar çështjen e rikthim të vulës, tek Partia Demokratike, tek Ervin Salianji. O kanë qenë bashkë atëherë, o s’kanë qenë. Pra ose janë koherent, ose do jua lënë vendimet palëve të tjera. Salianji fare mirë mund të mbrohej me një vendim të Gjykatës ë Lartë, siç bëri avokati Altin Goxhaj ku dhe ai është akuzuar për “kallëzim të rremë” dhe GJL ka thënë që denoncimi publik nuk është regjistruar si kallëzim. Dhe i kanë dhënë lirinë sepse shihej se çështje e lirisë së fjalës”, u shpreh Lita.
Lini një Përgjigje