TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Korrik 2026, 12:14

"Sytë iu zgjeruan dukshëm"/ Gazetari i BBC rrëfen çastin kur e pyeti Ramën nëse duhet të shqetësohet për veten

Shkruar nga Pamfleti
"Sytë iu zgjeruan dukshëm"/ Gazetari i BBC rrëfen
Edi Rama

Gazetari britanik i BBC-së, Guy Delauney, i cili intervistoi kryeministrin Edi Rama në kuadër të kronikës mbi protestat e njohura si "revolucioni i flamingove", ka ndarë në rrjetet sociale përshtypjet nga një prej momenteve më të veçanta të intervistës.

"Sytë e Edi Ramës u zgjeruan dukshëm kur e pyeta nëse duhet të shqetësohemi për të. Dhe nuk e kisha fjalën për shëndetin e kryeministrit shqiptar", shkruan Delauney në postimin e tij.

Më tej, gazetari argumenton se protestat që zhvillohen prej javësh në Tiranë nuk lidhen vetëm me çështjen e flamingove apo me projektin e lidhur me Jared Kushner, siç kanë sugjeruar disa tituj mediatikë, por përfaqësojnë një pakënaqësi shumë më të gjerë.

"Ndërsa disa tituj lajmesh do t'ju thonë se protestat e natës në Shqipëri kanë të bëjnë me flamingot dhe Jared Kushner, në të vërtetë ato janë shumë më tepër se kaq. Në fakt, kanë të bëjnë pothuajse me gjithçka. Dhe në qendër të kësaj janë akuzat ndaj zotit Rama. Prandaj e pyeta: nëse aleatët tuaj më të afërt politikë janë nën hetim nga prokurorët antikorrupsion, a duhet të shqetësohemi edhe për ju?", shkruan ai, duke ftuar lexuesit të ndjekin kronikën e plotë të BBC News.

Në reportazhin e BBC-së, Delauney thekson se disa nga bashkëpunëtorët më të afërt politikë të kryeministrit ndodhen nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), mes tyre ish-zëvendëskryeministri dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës. Në këtë kontekst, ai i drejton Ramës pyetjen nëse shqiptarët duhet të shqetësohen edhe për integritetin e vetë kryeministrit.

Në përgjigjen e tij, Rama deklaron:

"E kam thënë që në ditën e parë: dua një drejtësi që nuk sheh majtas, nuk sheh djathtas, por sheh drejt. Një drejtësi që nuk mund të blihet, nuk mund të vihet nën presion dhe nuk mund të kontrollohet nga larg."

Në përfundim të kronikës, Delauney vlerëson se situata mbetet e bllokuar.

"Për momentin, duket se ekziston një ngërç. Protestuesit nuk kanë ndërmend të largohen dhe as Rama nuk do të largohet. Kështu, flamingot ka të ngjarë të mbeten një pamje e zakonshme në rrugët e Tiranës", përfundon gazetari i BBC-së.

"Sytë iu zgjeruan dukshëm"/ Gazetari i BBC rrëfen

gazetari i bbc edi rama

1 Komente

  1. T
    Tony

    Kete pis pisi e kam urryer qe kur u divorcua me Matin, yllin e kinematografise Shqiptare, qe e adhuronte e gjithe Shqiperia. Si pasoje e sjelljeve te posntra te ketij bastardi u divorcua e ajo vajza me e bukur Shqiptare eshte katandisur ne nje grua e rrenuar, qe prape mbetet zonje. Si mund te jesh kryeminister i Shqiptareve o imoral nudist, faqezi, si!? Per cdo koke shteti ne kete bote mallkoj popullin trushpelare e kurre gomarin qe i udheheq kerricat.

    Lini një Përgjigje