
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka folur për reformën zgjedhore duke thënë se një pjesë e deputetëve demokratë po përdoren nga Edi Rama.
Sipas Salianjit, Lulzim Basha po përdoret nga Rama për të krijuar përplasje mes opozitës.
Deputeti thotë se këto janë strategjitë e kryeministrit sa herë që sheh se po krijohet një “ortek” opozitar.
“E vetmja gjë që është për të ardhur keq është përdorimi që po u bën Edi Rama një pjese të deputetëve të dalë nga votat e demokratëve për të krijuar perceptimin që këtu ka një problem tek opozita. Duket qartë që është një teatër. Në momentin që po shikon se po krijohet një ortek opozitar, Edi Rama nxjerr disa nga këta, Lulin, se të tjerëve nuk u vë faj, i nxjerr për të krijuar përplasje sikur këtu ka një problem mes opozitës. Nëse ai është me qeverinë duhet të vazhdojë dhe të shkojë në punë të vet”, tha Salianji.
Deputeti më tej ka vijuar duke thënë se ndërkombëtarët kanë kërkuar që të adresohen të gjitha rekomandimet që lidhen me reformën zgjedhore.
Sipas tij, lufta e demokratëve është që listat të jenë të hapura.
“Të gjitha ambasadat kanë kërkuar që të adresohen të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR. Këta kanë bërë një propozim hipokrit. Unë jam për sistem proporcional kombëtar me lista të hapura, por ajo që është e domosdoshme që të mos ketë prim. Këtu është hileja që partia që del e para të marrë bonus 20 deputetë dhe të kthejë koalicionet zgjedhore.
Ç’është ky regjim që vendos edhe për vullnetin e partive ndërsa për t’u bërë bashkë nuk u lejoj. Keni parë ju në ndonjë vend të botës që thonë se do t’i gjejmë votat? Deklarata që do të bëheshin shkak për dorëheqjen e tyre. Ata e thonë qartë se do t’i blejnë votat. Shqipëria ka pasur një traditë parlamentare jo aq të mirë po jo aq të keqe sa tani. PS ka pasur 84 vota në kohën e Fatos Nanos dhe është krijuar një tryezë për reformën zgjedhore dhe opozitës i është lënë e drejta e vetos. Ky nuk i ka 84 vota dhe thotë do t’i gjejë me çdo formë. Janë deklarata që do të shkaktonin tërmet jo nga i Dibrës në çdo vend të botës”, tha Salianji në News 24.
Lini një Përgjigje