TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Qershor 2023, 21:45

Afera “Virgin”/ Basha “hap letrat” dhe i dërgon mesazh të fortë Berishës: Gjatë qeverisjes së tij bëhej kontrabandë me naftën

Shkruar nga Pamfleti

Afera “Virgin”/ Basha “hap letrat” dhe i dërgon

Lulzim Basha i ka dërguar një mesazh të fortë sot Sali Berishës, pasi ka filluar të hapë letrat e aferave që ka bërë qeveria e këtij të fundit.

Basha ishte në Berat dhe u shpreh se në kohën kur Berisha ishte kryeministër, bëhej kontrabandë nafte.

Basha tha se për 10 vite ka denoncuar aferat e naftës në Shqipëri, por shtoi se kjo gjë nuk ka rritur kredibilitetin e qytetarëve te PD-ja. Basha duket se e ka fjalën për aferën e naftës “Virgin” në kohën e qeverisjes se Berishës që bëhej nga njerëz të afërt të tij.

Po vija nga rruga e Dumresë dhe kalova nga fushat naftëmbajtëse, aty ka puse shumë të vjetra të ndryshkura. U kujtova për premtimet që i janë bërë të gjithë qarkut të Beratit nga këta por edhe nga ne. Ka disa konstante, disa të vërteta që në nuk i kemi thënë.

Unë vij nga një përvojë e veçantë, përpara një viti e ca muaj unë kam dhënë dorëheqjen, dhe kur hedh një hap pas ke mundësi t’i shohësh gjërat pak më ftohtë. Sepse nganjëherë të merr vala përpara dhe harron të shohësh të rëndësishmen.

Ndërkohë që ngrinim gishtin dhe denonconim për 10 vite me radhë, me të drejtë aferat me naftën shqiptare, ne nuk flisnim për korrupsionin tonë me naftën. Para publike që duhet të vinin në Berat por nuk erdhën kurrë, u pasuruan një grusht njerëzish”, deklaroi Basha.

Deklarata e Bashës është një mesazh shumë i fortë, pasi ai është një ndër individët që i di të gjitha aferat e familjes Berisha. Pra duket se i dërgoi një mesazh të koduar këtij të fundit.

Në vitin 2011 nisi një hetim për aferën me naftën “Virgin”. Grupi hetimor deklaronte se përgjatë periudhës 2007-2010, në aksin rrugor Ballsh-Durrës kishin kaluar mijëra autobote që transportonin naftë. “Në këtë kohë, pra 2007-2010, ka dyshime se dy firmat që merreshin me këtë nënprodukt kanë kontrabanduar mijëra tonelata naftë virgin, e cila ndalohet të hidhet në tregun shqiptar. Nafta merrej nga rafineritë e qytetit të Ballshit dhe me autobote 3 tonë transportohej me shpejtësi në cisternat e një kompanie private në Durrës. Itinerari është kryer me mijëra herë, ndërsa firmat private mësohet se përdornin rreth 10 autobote për të formuar autokolonën që transportonte këtë nënprodukt”, shprehej Prokuroria e Tiranës në atë kohë.

basha berisha virgin nafta

Lini një Përgjigje