
Ish kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me të rinj të Partisë Demokratike në qytetin e Beratit nga ku ka folur në lidhje me situatën politike në vend.
Gjatë bashkëbisedimit ai u shpreh se rezultati i zgjedhjeve të 14 majit nuk ishte surprizë, teksa i cilësoi zgjedhjet si një farsë të shoqëruar me dajre e të shara”. Ai vijoi më tej duke thënë se duhet një plan realist në lidhje me të ardhmen e vendit.
Basha nuk la pa thumbuar edhe ish kryeministrin Berisha, teksa tha se nuk duhet t’i kushtohet më rëndësi revolucionit, pasi i ka “dalë boja”, duke iu referuar kështu fushatës së Berishë. Ai theksoi rëndësinë e referendumit dhe votës së emigrantëve, teksa tha më tej se duhet të ketë riciklim të elitave si kryeministri dhe Presidenti.
“Kur e nisa ketë tur takimesh shkaku, Brenda e pare ishte ajo që ndodhi me 14 Maji. Nuk ishte e papritur. Por dimensioni I asaj që ndodhi goditi rëndë demokratet dhe qytetaret. Sepse ajo është një brenge, një lëndim që në qytete që ka patur projekte dhe ëndrra për ndryshim, ajo nuk ndodhi. 14 Maji është arrest kardiak për demokracinë. Problemet e zgjedhjeve, shitblerjet e votës por edhe sepse munguan alternativat, ofertat. Qytetarët hynë në një proces me kokën ulur. 87 në 100 votues për herë të parë nuk morën pjesë në votime, në farsën e demokracisë, të shoqëruar me dajre dhe lodra.
Ndryshe nga Big Brother I prodhuar nga patentat ndërkombëtarë, ndërsa Big Brother I Shqipërisë u braktis, fatkeqësia e Shqipërisë. 14 maji, numri më I madh I atyre që folën me bojkot janë të rinjtë. Dhe ky është një mesazh I qartë që ju keni dhënë. Divorci I politikes me qytetaret, më të vërtetën. Do ta lemë politikën të rrjedhë si lumi I Osumit, e të marrë përpara gjithçka përfshirë shpresat dhe dëshirat apo do ti vëmë digë dhe ta bëjmë që ky ujë të punojë për njerëzit, të ndihmojë dhe jo pengojë jetët, të bëhet burim për shpresa. Që të bëjmë këtë të dytën, duhet të lidhem fijet e këputura mes zgjedhësve dhe të zgjedhurve, në parlament, qeveri e kudo”, tha Basha.