TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Shkurt 2024, 19:48

“Ahmetaj s’ka lidhje me inceneratorët”, Berisha akuza ndaj SPAK: Është vegël e Ramës, prandaj nuk e heton!

Shkruar nga Pamfleti

“Ahmetaj s’ka lidhje me inceneratorët”, Berisha akuza

Ish kryeministri, Sali Berisha gjatë fjalimit të tij nga dritarja e banesës ku po vuan masën arrest shtëpie, hodhi akuza ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.

Berisha e akuzoi Dumanin se është vegël e Ramës dhe këtë sipas tij e vërtetoi me akuzat që ngriti ndaj Arben Ahmetajt për çështjen e inceneratorëve. Berisha deklaroi se e ka lexuar dosjen ndaj Ahmetajt për aferën e inceneratorëve dhe se ndaj tij nuk kishte asnjë akuzë të bazuar.

Ish kryeministri deklaroi se me dosjen ndaj Ahmetajt, Dumani implikoi veten e tij në aferën e shekullit.

Fjala e plotë:

Askush nuk e ka sulmuar me fakte më shumë se Sali Berisha, Arben Ahmetajn. Por në rast se ju kujtohet, kur kërkuan arrestimin e tij dhe lexova dosjen konstatova dhe u deklarova publikisht se me këtë akt akuzë, e kanë ndihmuar Arben Ahmetaj. Se me këtë akt akuzë, Arben Ahmetaj, del krejtësisht i pafajshëm. Me akt akuzën që Altin Dumani kishte formuluar ndaj Arben Ahmetajt, implikonte veten këmbë e kokë si një njeri i keqpërdorur nga Rama, pasi kërkonte të mbulonte të gjithë krimin monstruoz të Edi Ramës me firma që nuk ishin të vendosura nga Arben Ahmetaj. Kërkonte ti atribuonte atij, fuqinë e kryeministrit. Kërkonte ti atribuonte atij, projektet e kryeministrit.

Kjo ishte pra një kokë turku, ashtu siç u shprehën avoketërit e tij dhe siç e kuptuar shumica e njerëzve. Por me fjalën e tij mbrëmë, në intervistën e tij, Arben Ahmetaj foli shumë. Pati sot tek, tuk gazetarë që shkruan se nuk paraqiti fakte. Të dashur gazetarë dhe gazetare, dokumentet, faktet zyrtare i ka paraqitur gjatë një periudhe nga korriku gjer sot, me qindra dokumente PD-ja.

Nuk ka asnjë gjë, të pabazuar në dokumente në akuzat e saj, prandaj dhe të kërkoni dokumente të tjera kur ju keni firmën e Edi Ramës në përmbysjen me zv/ministra në mënyrë të kundraligjshme të strategjisë së landfillimit dhe zëvendësimit me strategji djegie. Kërkoni dokumente të tjera kur keni firmën e Edi Ramës të trupëzimit në buxhetin afatmesëm me firmën e Ramës të vjedhjes së shekullit.

Kërkoni dokumente të tjera ju kur keni firmën e Engjëll Agaçit, Edi Ramës, të Niko Peleshit me porosi dhe në mungesë të Ramës, për procedurën e kundraligjshme, negociata të mbyllura. Kërkoni dokumente të tjera dokumente të tjera kur keni firmën e Edi Ramës për bonusin prej 8 pikësh për një sipërmarrje që nuk ekzistonte mbi tokë përveç se në mendjen e Ramës dhe Veliajt, sipërmarrjes së tyre.

Ju lutem mos bëni atë që nuk jeni. Këto dokumente nuk kanë nevojë për asnjë tjetër për të faktuar se autor kryesor i vjedhjes së shekullit është Edi Rama.

Këto dokumente i mjaftojnë çdo njeriu të ndershëm, çdo qytetari, gazetari, juristi, gjykatësi dhe çdo prokurori për të prangosur Edi Ramën si kryehajdutin e aferës së shekullit. Akuzojeni për çtë doni, por jo se nuk paraqiti dokumentet. Se mbi bazën e këtyre dokumenteve, Arben Ahmetaj deklaroi mbrëmë se çështja, se afera e djegësave ka për kokë nivelin më të lartë. Dhe niveli më i lartë në qeverinë qendrore është Edi Rama, dhe niveli më i lartë në qeverinë lokale është Erion Veliaj.

Se mbi bazën e këtyre dokumenteve ai u tha shqiptarëve se, Erion Veliaj është pronari real i djegësit të Tiranës. Se mbi bazën e këtyre dokumenteve ai u tha shqiptarëve se ja ktheva 5 herë Veliajt, gjersa mashtroi, gënjeu dhe firmosi në emër të bashkive, në emër të këshillit pa i mbledhur kurrë ato.

Lini një Përgjigje