
Alesia Balliu në podcastin ‘Të Pashoq’ tha se i doli kundër Sali Berishës për faktin se ai nuk vepronte njëlloj me ato që deklaronte.
Balliu tha se i qëndron të vërtetës gjithmonë, duke shtuar se Sali Berishës i ka thënë në sy se kishte një listë humbësish në zgjedhjet e 11 majit. Madje Balliu ka zbuluar edhe se ccfarë i ka thënë kreu demokrat, 20 minuta para mbledhjes së Kryesisë së PD-së, përpara se të miratohej lista e kandidatëve për deputet.
I ke të gjitha me pozicionet me një ish përpara, je në luftë të hapur apo…?
Alesia Balliu: Në luftë jam për të vërtetën dhe gjithmonë do i qëndroj.
Çfarë të bëri që ti dalësh kundër Sali Berishës, pasi ishte e atashuar pranë grupit të tij
Alesia Balliu: Parimi për demokraci, ka qenë parimi që PD të ecë përpara. Një nga arsyet që mbështeta Berishën gjatë foltoreve ishte sepse isha e lodhur nga humbjet e Lulzim Bashës. Berisha premtoi bashkimin e PD, ndërkohë e bëri me aleatët dhe Metën dhe jo me demokratët. Procesi i primareve ishte fasadë, u bë e kundërta e asaj që Berisha kishte premtuar në foltore. Berisha në foltore thoshte të tjera gjëra dhe veprimet ishin të tjera gjëra. Ndaj i dola kundër.
Ju ia keni folur direkt me Sali Berishën?
Alesia Balliu: Unë fola personalisht me Berishën, ia kam thënë 20 minuta para mbledhjes së Kryesisë se kjo është një listë humbësish. Ai më tha “Alesia mos u shqetëso, ne do fitojmë”. Nuk e di se kush i kishte fryrë në vesh, megjithëse dihet. Ia kam thënë Berishës në zyrë se rezultatin në Elbasan do e kishte 10 me 4 dhe aq doli.
A keni folur me të tjerë demokratë, që mos jeni të vetmit në këtë luftë?
Alesia Balliu: Kam biseduar me Tomor Alizotin, drejtuesin politik të Qarkut të Elbasanit. Ia kam thënë kundërshtitë e mia për listën. Ai e ka thënë hapur që kjo nuk është lista ime. Alizoti nuk u përfshi në pazare. Ai e ka thënë në mbledhjen e Kryesisë që ‘kjo nuk ishte lista ime’. Unë mbajta qëndrimin tim, bisedova me drejtuesin politik.
Lini një Përgjigje