TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Qershor 2025, 19:35

Rinumërimi i votave të Dibrës, si u trafikuan votat nga një kandidat te tjetri brenda PD-së; kush u favorizua më shumë

Shkruar nga Pamfleti

Rinumërimi i votave të Dibrës, si u trafikuan votat nga një

Përfundon rinumërimi dhe rivlerësimi i votave preferenciale për 42 qendrat e votimit të Qarkut të Dibrës të listës së kandidatëve të ‘PD-ASHM’.

Vendimi i KAS-it për rinumërimin e 42 kutive ka nxjerrë në pah trafikime votash gjatë procesit të numërimit, ndërsa rezulton se Përparim Spahiu ka qenë edhe kandidati më i favorizuar nga komisionerët.

Ndryshimin e vendimit të nr. 1314/2025 të KSHZ “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të votimit në zonën zgjedhore Qarku Dibër, për subjektet zgjedhore dhe kundidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 maj 2025”. Në tabelën Përmbledhësë të Rezultatit të votimit të kandidatëve të subjektit zgjedhor PD – ASHM, ndryshohet TPR e votimit si më poshtë vijon:

Alketa Agolli i shtohen 10 vota

Basir Çollaku i hiqen 8 vota

Xhemal Gjunkshi i shtohen 17 vota

Përparim Spahiu i hiqen 49 vota

Ismail Uka i shtohen 4 vota

Lini një Përgjigje