Politike20 Mars 2023, 13:03

Alibeaj “dhëmb për dhëmb” me Berishën, zyrtarizon sot kandidatët e PD për 14 majin

Shkruar nga Pamfleti

Alibeaj “dhëmb për dhëmb” me Berishën,

Enkeljed Alibeaj duket se do përballet “dhëmb për dhëmb” me Berishën në zgjedhjet e 14 majit. Pasi KAS vendosi që PD të futej në zgjedhje, Alibeaj i shtriu dorën e bashkëpunimit Berishës, por ky i fundit vendosi të bashkëpunojë me Ilir Metën.

Si duket negociatat nuk kanë dhënë rezultat dhe Alibeaj do të zyrtarizojë kandidatët e 14 majit. Ai sot do të zhvillojë një mbledhje grupi, ku pritet të diskutohet pikërisht për emrat me të cilët do të garojë më 14 maj. Në disa Bashki, Alibeaj ka vendosur të mos nxjerrë kandidatë dhe tu lërë terren të lirë atyre të “Foltores”, por në një pjesë të madhe ata do të përfaqësohen me kandidatë.

Vetë Berisha do të shkojë në zgjedhje me dy koalicione. Te koalicioni me Metën ai do të garojë për krerët e bashkive, ndërsa me koalicionin e dytë synon këshillat bashkiakë. Me pak fjalë, në këto zgjedhje opozita është e ndarë në tre pjesë, duke futur dhe grupin e Alibeajt. Kjo do të thotë se më shumë është garë brenda partisë sesa përballje me qeverinë.

alibeaj berisha 14 maji