TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Qershor 2025, 22:10

Alimehmeti dhe Kalaja kërkuan rinumërimin e votave, Noka: E drejtë legjitime, 130 mijë fletë votimi s'dihet ku janë

Shkruar nga Pamfleti

Alimehmeti dhe Kalaja kërkuan rinumërimin e votave, Noka: E

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka ka folur lidhur me zgjedhjet e 11 Majit. Ai tha se 130 mijë fletë votimi nuk e di askush se ku janë.

Lidhur me kërkesën e Alimehmetit dhe Aulon Kalasë për rinumërimin e votës, Noka tha se kjo është një e drejtë legjitime për të kërkuar transparencë.

“Kandidatë të veçantë duke nisur nga Alimehmeti i pari, zoti Kalaja e të tjerë kanë kërkuar rinumërim pranë KQZ. Mirëpo kodi elektoral nuk e lejon të drejtën kandidatit për të kërkuar pranë KQZ.

Dhe atëherë duke qenë se ata kërkojnë, kanë hijet e tyre të dyshimit e kërkojnë transparencë që është një e drejtë legjitime e çdokujt për të kërkuar transparencën, i janë drejtuar forcës së tyre politike me të cilën garuan, PD dhe pastaj PD u jep mandat përfaqësimi atyre, i autorizon në emër të PD për të kërkuar të drejtën e tyre për të hapur kutitë.

Transparencë është asgjë më shumë.

Farsa nuk ka filluar tek kutia e votimit, farsa ka përfunduar tek kutia e votimit. Problemi qëndron se ne jemi PD që kemi lindur mbi disa parime e vlera si forcë politike. Një nga këto parime është e drejta e çdokujt për të verifikuar votën.

Kur kandidatët kërkojnë transparencë, PD do bëjë gjithçka që t’jua mundësojë atyre. Nuk ka as dyshim e as hije gjëkundi këtu.

Është një mundësi që i është dhënë çdo kandidati që ka kërkuar transparencë. 130 mijë fletë votimi nuk e di askush se ku janë”, tha ai për “Ora News”.

Lini një Përgjigje