Ilir Alimehmeti vijon të ketë një vlerësim krejt të ndryshëm nga ai i Sali Berishës apo lidershipit të PD-së, në raport me foltoren e inicuar nga Ervin Salianji.
Ndërsa Berisha e ka sulmuar ashpër Salianjin, madje ai me shpejtësi u largua nga Kryesia e PD-së ku ishte një nga anëtarët e kuoptuar, për Alimehmetin lëvizja e nisur nga ish-deputeti i ka shërbyer Partisë Demokratike.
Berisha e cilëson lëvizjen Salianji si një agjendë personale, por Alimehmeti i qëndron tezës se ajo ka zgjuar PD nga gjumi.
Nga studio e News24, Alimehmeti ka vlerësuar se mashoranca po përdor pushtetin për të mbrojtur veten nga drejtësia dhe kontretisht nga SPAK.
“Qeverisemi nga njerëz që nuk na qeverisin dot, efektet janë sot në sytë e të gjithëve. Syrin e kanë vetëm të merren me fondet publike dhe jo të na qeverisin. Shqipërisë duhet t’i gjejmë një zgjidhje, ndodhet në një emergjencë kombëtare.
Çdo takim opozitar ka vlerën e vet, ka vlerë edhe çdo takim me partitë e tjera, sa kohë kemi një emërues të përbashkët që është rrëzimi i qeverisë, çdo organizim ka vlerë.
Unë kam takime të vazhdueshme me kreun e PD, bashkëpunoj me të gjithë në PD dhe në opozitë. Kjo është për mua ajo që duhet të bëjë gjithkush që merret me politikë. Nëse emëruesi i përbashkët është i njejtë nuk ka pse të ketë probleme. Mund të kemi mendime të ndryshme se si bëhet më e mira, e rëndësishme është të kemi një emërues të përbashkët.
E vërteta është që kishte një përgjumje dhe kishte nevojë për një zgjim, çka u arrit. U arrit të shkohej në bazë”, tha Alimehmeti.
Lini një Përgjigje