TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Gusht 2025, 12:38

Çarçafët e rinj dhe k*rvat e vjetra

Shkruar nga Pamfleti
Çarçafët e rinj dhe k*rvat e vjetra
Foto Ilustruese /

Edi Rama do që pas 13 vitesh të shfaqet si reformatori i shtetit që vetë e futi në koma

Pas 13 vitesh në pushtet, ku çdo institucion është kthyer në qoshk të partisë dhe çdo ligj ka kaluar përmes kutive të “rilindjes” ideologjike, Edi Rama më në fund ka vendosur të bëjë drejtësi. Jo për vete, por për të tjerët.

Pas një dekade ku krimi u bë partner, korrupsioni u bë stil qeverisjeje dhe çdo gjë u rregullua me VKM, Udhëzim, akt normativ e klientelizëm, kryeministri zbuloi me vonesë se Shqipëria paskësh nevojë për Kod Penal të ri! Jo se ky i vjetri nuk ndëshkon dot korrupsionin, përkundrazi, ndëshkon shumë mirë. Por problemi është se i ndëshkon të gjithë. Edhe të tijtë. Dhe kjo është e papranueshme.

Ndaj u mblodhën "ekspertët" e Ramës dhe u ulën të reformojnë drejtësinë me bisturi:
– të shpëtojmë abuzuesit që vjedhin me prokurime publike? Po!
– të amnistojmë shpërdorimin e detyrës? Po!
– të dënojmë me burg gazetarët, nëse i thotë gjërat troç? Do të ishte mrekulli!

E gjithë kjo vjen në formën e një "projekt-kodi penal", të prezantuar si një ngjarje e madhe, sikur drejtësia në Shqipëri ka qenë në krizë se nuk kishte kod...

Tani Edi Rama do që pas 13 vitesh të shfaqet si reformatori i shtetit që vetë e futi në koma. I ngjan atij pronarit, që pasi e ka kthyer hotelin në bordello dhe i ka rënë puna, mendon se problemin do ta zgjidhë po ndërroi perdet.

Në fakt, problemin e ka me kurvat.../Pamfleti

çarçafët e rinj kurvat e vjetra

Lini një Përgjigje