
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza.
Presidenti Begaj tha se tashmë është thelbësore zbatimi i marrëveshjes për një paqe të qëndrueshme. Ai u shpreh se vlerëson përpjekjet e ndërmjetësimit nga Shtetet e Bashkuara, Katari, Egjipti dhe të tjerëve.
“Përshëndes marrëveshjen për armëpushim në Gaza, që shënon fundin e më shumë se 15 muajve të konfliktit. I vlerësoj përpjekjet e ndërmjetësimit nga Shtetet e Bashkuara, Katari, Egjipti dhe të tjerëve. Zbatimi i plotë i marrëveshjes është thelbësor për një paqe të qëndrueshme dhe për lehtësimin e vuajtjeve për të gjithë ata që janë të prekur në rajon”, shkroi kreu i Shtetit në llogarinë e tij në “X”.
Lini një Përgjigje