TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Qershor 2026, 20:12

Arroganca e qeverisë shfaqet edhe në 'anti-miting', punonjësit e sigurisë i grisin pankartat protestuesve në Vlorë! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Arroganca e qeverisë shfaqet edhe në 'anti-miting',

Sheshi i Flamurit në Vlorë është mbushur pasditen e sotme me simpatizantë të Partisë Socialiste të cilët kanë pritur kryeministrin Edi Rama pasi mbylli mbledhjen me banorët e Zvërnecit.

Gjatë kësaj feste “anti-miting” një grup i vogël të rinjsh vendosën të protestonin me pankarta kundër qeverisë “Rama”, por kjo nuk i ka pëlqyer punonjësve të sigurisë.


Një prej tyre i ka marrë nga dora pankartën një qytetareje e cila mbështet protestën kundër investimit në Zvërnec. Siguria nuk e ka lejuar më tej qytetaren të vazhdojë thirrjen e saj, duke krijuar tension mes punonjësve dhe personave të ardhur në festën e PS-së në sheshin e Flamurit. Qytetarja në fjalë përlotet dhe shprehet se nuk po bënte asgjë dhe se po i mohohet e drejta e fjalës së lirë.

2 Komente

  1. S
    STUDIO

    shume e qarte AJDUTET E KOMBIT me fakt bythlepisish GRISIN parullen dhe sfond degjohet WE ARE THE CHAMPION e QUEEN aspak barazim i vertete QE QENDRON.... grisja e parulles tregon te kunderten te qenit kampion i se mires por PJESE e se keqes .....per te na bere te qarte se vertet jane kampion por ne VJEDHJE dhe ABUZIME kunder nje kombi te tere bashke me binjakun SALI qe i kishte qejf kto lloj maskaradash...ky qe shan SALIUN ESHTE FIKS SI AI dhe jane BASHK AJDUTET e ketij kombi...POPULLI DUHET TI BESHTYJE SI GELBAZA KOMBETARE

    1. F
      F

      Q E L B E S I R A T .

      Lini një Përgjigje