TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Janar 2026, 10:27

Arsyet e tablosë sinoptike antiamerikane të Edi Ramës

Shkruar nga Diplomatico | Pamfleti.net
Arsyet e tablosë sinoptike antiamerikane të Edi Ramës
Edi Rama /

Si frika nga Uashingtoni, izolimi diplomatik dhe sinjalet për Pekinin u shfaqën hapur në një fjalim të koduar politik...

Edi Rama ishte përgatitur për një fjalim të bujshëm antiamerikan, por ai nuk pati reflektimin e pritur në media. Ishte përgatitur, pasi siç mësohet, përdori pushtetin për të qenë prezent, ndërkohë që protokolli nuk kishte parashikuar pjesëmarrjen e kryeministrit.

Sipas të gjitha gjasave, dhe siç u pa hapur në gjuhën e trupit, e ngarkuara me punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn, nuk do të merrte pjesë në takimin e shpalljes së kompanisë amerikane si fituese për parkun eolik, nëse do të ishte i pranishëm kryeministri.

Rama ka bërë të ditur se do të jetë prezent në momentin e fundit, ndërkohë që kryediplomatja VanHorn e tregoi qartë këtë bezdi të sajën.

Në mënyrë të hapur, përfaqësuesja e Uashingtonit në Tiranë nuk ia hodhi sytë kryeministrit shqiptar gjatë gjithë aktivitetit që u transmetua live, jashtë parashikimeve protokollare.

Sytë e zonjës VanHorn përbënin një qëndrim të qartë diplomatik e politik, jo personal të saj, por të qeverisë amerikane. Një qëndrim flagrant, që së shpejti pritet të konkretizohet në një vendim, siç thuhet, shumë të fortë.

Vendim të cilin Edi Rama jo vetëm që e pret, por sipas burimeve, ka hapur fjalë se do t’i vijë javën e ardhshme. Megjithatë, Edi Rama mbajti një fjalim që nuk ishte asgjë tjetër veçse një tablo sinoptike kundër “imperializmit amerikan”.

Rama sfidoi hapur SHBA-në, duke thënë se Kina e Xi Jinping e shikon Shqipërinë si “mjaltë bio”.

Në mënyrë të drejtpërdrejtë i bëri të ditur ambasadores VanHorn që të raportojë në Uashington se Edi Rama po shkon drejt Kinës.

Shkaku i kësaj tabloje sinoptike është i dukshëm: ndërkohë që pret goditjen nga Uashingtoni, Edi Rama po i bën të ditur SHBA-së se e çon Shqipërinë drejt Kinës, e cila sipas tij e trajton si “mjaltë”. Sikur Shqipëria të ishte pronë private e Kristaq Ramës, ndonëse vendi është anëtar i NATO-s dhe aleat strategjik i SHBA-së. Në një vend me media dhe opozitë normale, Kryeministri duhet të ishte nën akuzë për tradhti kombëtare, ose së paku duhet të kishte një iniciativë institucionale që ta konsideronte Ramën një person që nuk përfaqëson qytetarët, por që mban këtë qëndrim nga halli personal.

Nga sot, politika shqiptare duhet të ketë një qëndrim të qartë strategjik lidhur me aleancën me SHBA-në dhe raportet me Kinën. Nëse Pekini e trajton Shqipërinë si “mjaltë”, përse kryeministri nuk ka folur më parë për këtë çështje, por i përdor informacionet me rëndësi kombëtare për interesa private?

A ka njoftuar Rama mazhorancën, Presidentin e Republikës dhe institucionet e tjera? Siç u pa nga deklarata, nuk ka njoftuar askënd.

Po përse Kina e konsideron Shqipërinë “mjaltë”? Çfarë kërkon Kina dhe me cilin tagër kryeministri ka negociuar?

E gjitha kjo ka ndodhur sepse Edi Rama e di që SHBA e ka djegur përfundimisht si kartë politike. Por politika shqiptare duhet të ndalojë që Rama të djegë Shqipërinë, vetëm sepse Trump i ka djegur atij karrierën politike.

Madje, duhet ta bëjë tani./Pamfleti

 

arsyet e tablosë sinoptike antiamerikane të edi ramës vanhorn

5 Komente

  1. A
    A.Ba

    Mos o babe, mos u natro me inglizin. Kina Peqinin no. Mos o babe, mos u natro me merikonin Kina Zeqinen no

    1. s
      studio

      O PAMFLET....sesht aspak i koduar....eshte troc dhe bajat...pjelle e nje personi ordiner dhe te pafytyre kapur ne cark me presh ne duar....nje kakmarje kunder atyre qe e kan kapur mat si ajdut kombetar qe thot idiotikisht sesht ashtu sic duket....por kurveria politike dhe ajo personale kunder nje kombi te tere eshte fakt...nje fjale e urte thot....FSHATI QE DUKET CDO DYLBI TA SHOHESH....dhe kte e sheh nje komb i tere....nuk kane faj AMERIKANET se ky ka abuzuar me pushtetin ne kuriz te kombit te vet per perfitim personal dhe familjar...faji i vetem eshte babezia e tij dhe kombi qe fle gjume....dhe nuk reagon pikerisht se nuk do pasoja qe bien mbi te kur ka nderim me themel pushteti te kriminalizuar deri ne palce....plus paraliza qe ka shkatuar venia e drejtesise me ligj nga SPAKU qe po ecen si breshka....mendoj strategji AMERIKANE per te minimizuar pasojat anesore qe sjellin kto lloj pastrimesh me themel...autoret e ketij spastrimi fatkeqesisht kane paralizuar dhe reagimin dhunshem popullor per gjith kto bema qe po degjon...ecja si breshka eshte komode per arkitektet e kesaj loje te madhe....por eshte tjeter qe ne si komb na ka vajtur thika ne kocke dhe zdurojme dot asnje minute....ne fakt te minimizosh pasojat eshte me mire se te demtosh njerez te pafajshem ne nderime radikale pushtetesh kriminale si ky i joni....

      1. F
        Feti Dema

        Një murator sot kur pija kafe e shpjegoi kështu qëndrmin e Kryeministrit. Ky nuk ka përdorur plumçe fare, spostou e spostou muri.... ,tashti nuk ka kohë ta prish murin dhe ta rindëtoi nga e para. "Inxhinieri" e ka pezulluar nga puna. Ky ka dëgjuar nga gjyshi, që botën do ta pushtoi rraca e verdhë. Meqë profecia nuk ju përmbush sa ishte ky në pushtet, nxitoi tu drejtohet kinezëve: o njerëz të mirë, o nipër të tregëtarëve të erzave, hajdeni më duheni tani. Ky e quan se Nenci Van Horn është si ministreshat e tij dhe se në ambasadën e SHBA, ajo është thjesht dezhurne.

        1. L
          Luan

          Herë pas here del dikush që shkruan SHQIP nëpër mediat... Ky shkrim është në gjuhën shqipe,shumë ju faleminderit !

          1. v
            vicidolosurreli

            O tani o kurre! Besoj se ky do te jete lejtmotivi i te gjithe atyre qe duan ti kthejne demokracine, ligjin, sigurine, antikortupsionin e gjithcka tjeter Shqiperise. Berisha po saboton hapur opozitarizmin dhe qendresen e shqiptareve ndaj qeverise me te korruptuar, degraduar e me shkaterrimtare qe mund te kete pare historia e ketij vendi, Berisha tenton ti shpetoje burgut dhe te mbroje pasurite e vjedhura. Kete ai po mundohet ta beje permes kesaj qeverie dhe personalisht Rames. Rama po keqperdor pushtetin e madh qe ka vene nen kontroll me ndihmen edhe te Berishes. Megavjedhjet e tij dhe bandes qe kontrollon jane ne rrezik dhe prandaj lufton me cdo mjet te mbroje pushtetin absolut, te mbroje korrupsionin e tij, te Beles dhe Mirlindes me kordinatorin Agasi. Per kete eshte i gateshem te fali gjysmen e Shqiperise, te perzere edhe pjesen e mbetur te popullsise dhe shqiperia te ripopullohet me te huaj. Shpresojme qe ShBA dhe strukturat perkatese e kane kuptuar kete stategji Rame-Berishe. Shpresojme qe ata te veprojne ne kohe e me efikasitet qe kjo bande te marri vendin e merituar.

            Lini një Përgjigje