TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Maj 2023, 19:01

“Baca nuk e ka emrin te fleta e votimit”, Rama sulmon Berishën dhe Metën: Turp për demokratët nëse votojnë Like floririn!

Shkruar nga Pamfleti
“Baca nuk e ka emrin te fleta e votimit”, Rama sulmon Berishën
Rama në Kukës

Kryeministri Edi Rama nga takimi në Kukës u shpreh se demokratët nuk kanë arsye pse të votojnë Ilir Metën dhe ironizoi Sali Berishën, i cili nuk e ka emrin te fleta e votimit.

Ndër të tjera, Rama nënvizoi se Tropoja do ecë përpara me projektet dhe punët vetëm me Partinë Socialiste dhe nuk duhet të kthehet mbrapa.

Nëse duan që Tropoja, edhe këto rrugë që ka, të fillojnë dhe t’ia hajnë qentë dhe të kthehet mbrapa, të kthehen mbrapa aty ku ishin, por nuk ua ka fajin as Edi Rama pastaj dhe as Partia Socialiste, ua ka fajin zorra qorre dhe koka e vet, që nuk e di se pse i ka ngelur ora në të shkuarën. Unë e kuptoj edhe atë, jo e kemi nga fshati jonë, jo e kemi bacën tonë, jo e kemi vocin tonë, por like floririn çfarë e kanë këta në Tropojë, se nuk e di? Se atje do çohen në mëngjes, do shkojnë të votojnë dhe te fleta e votimit, baca nuk është. Del vërdallë nëpër Shqipëri, më jepni votën, shkojnë njerëzit të votojnë, nuk është në fletën e votimit.

Si i bëhet? Keni parë në histori ndonjëherë të zgjedhjeve në botë, që njeriut të dalë rrugëve të thotë dua votën, kur shkon të votosh nuk e ke te fleta e votimit? Ja, kështu u katandis kjo punë. Do çohen demokratët e Tropojës, do marrin rrugën te kutia e votimit, bashkë fitojmë, Like floriri. Ka degjenerim më të madh? Ka turp më të madh, për ata që i thonë vetes jam demokrat, jam i djathtë, nuk dua t’i shoh me sy ata të tjerët. A ka turp më të madh?”, theksoi ai.

Rama shtoi se Sali Berisha po shpërblen kandidatin që ka vendosur për këtë bashki, Admir Sinamati. Sipas tij Sinamati e ka ndihmuar Berishën për letrat e Gërdecit, tragjedisë ku mbetën të vrarë 26 persona të pafajshëm.

Njeriu e humb. Politika të merr mendjen, pushteti të merr mendjen. Lërë pastaj po u fute në hallet si e atij të shkretët sa të thotë Amerika mu hiq sysh se s’të shoh dot me sy. Ca ti thuash. E keni pa vjen vërdallë vetëm sha. Merret me njerëz, gra, burra, kalamaj se kujton se janë gjithë si puna e atij. Që edhe këtë kandidatin këtu e ka sjell për hall. E dini ju. E ka ndihmuar ai me ato letrat e Gërdecit”, tha Rama.

edi rama 14 maji

Lini një Përgjigje