Politike 4 Maj 2023, 08:31

14 Maji/ Alibeaj: Zero lekë kemi marrë deri tani nga KQZ, ndarja finale me Berishën ndodhi ku u strehua te Meta

Shkruar nga Pamfleti
14 Maji/ Alibeaj: Zero lekë kemi marrë deri tani nga KQZ, ndarja
Enkelejd Alibeaj

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj thotë se deri më tani kjo forcë politike nuk ka marrë asnjë fond për zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Këtë deklaratë ai e bëri në emisionin "Opinion". Edhe pse KQZ i ka akorduar 1 milion Euro, Alibeaj ngriti shqetësimin se deri më tani nuk është alokuar asnjë fond nga buxheti i shtetit.

Blendi Fevziu: Ju keni marrë 1 milion Euro për zgjedhjet lokale. Pse nuk ja jepni kandidatëve të cilët janë në ato zona ku ju nuk keni kandidatë?

Enkelejd Alibeaj: Që ta bëj të qartë, sot që flasim, tani që flasim, zero lekë kanë ardhur nga buxheti i shtetit. Zero lekë.

Blendi Fevziu: KQZ ka vendosur në dispozicionin tuaj 1 milion Euro?

Enkelejd Alibeaj: Ajo KQZ që ti thua e cila do duhej që t’i kishte bërë këto para në funksion dhe në zbatim të ligjit, do duhej t’i kishte bërë disponibël për secilën parti, por ne jemi ata të cilët nuk kemi asnjë lloj financimi se të tjerët dinë…Të tjerët e kanë zgjidhur hallin. Se Rama përdor buxhetin e shtetit, ky tjetri bën parada të mëdha në stadium apo dhe kudo tjetër po nuk dihet se nga i gjen paratë.

Alibeaj tha gjithashtu se ndarja përfundimtare me Sali Berishën ndodhi kur ky i fundit bëri koalicion me Partinë e Lirisë të Ilir Metës, koalicion që sot është në zgjedhje dhe quhet “Bashkë Fitojmë”.

alibeaj berisha 14 maji