
Me firmën si Shef i Shtabit të Përgjithshëm, qindra hektarë tokë avulluan nga ushtria tek investitorët strategjikë, ama ditën që u votua si President, Begajt iu bë e qartë se do të ishte vetëm një kukull. As duhej të guxonte të ëndërronte për më shumë.
Por çfarë ndodhi përgjatë këtyre muajve?
Nuk është hera e parë që Bajram Begaj, me paratë e shtetit, udhëton lart e poshtë me një shpurë njerëzish, krejtësisht të pajustifikueshëm. "Pamfleti" ka shkruar edhe herë të tjera për Presidentin tonë qejfli për udhëtime me ‘shoqni’, por kjo e kësaj here ka kaluar çdo kufi.
Për ta thënë me fjalë të tjera, pas largimit nga qeveria të Olta Xhaçkës, hapja e dosjeve të së cilës kompromenton edhe Presidentin tonë të famshëm, me firmën e të cilit janë tjetërsuar qindra hektarë tokë të ushtrisë, Bajrami i dalldisur nga posti që i dhanë si shpërblim për vjedhjet e mafies së pronave, i hipën avionit e me shoqëri të zgjeruar niset për në Nju Jork.
Sebepi është një pjesëmarrja rutinë në punimet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York, ama festa që ka parashikuar Presidenti është nga ato me pjesëmarrje të gjerë. Siç kurrë është parë e dëgjuar, bashkë me Bajramin, kanë udhëtuar në Nju Jork me paratë e shtetit, edhe plot 22 persona, përfshirë edhe parukieren e gruas së tij, një zonjëz sallonesh që ka vite që po përpiqet, pa sukses, të ndërtojë një karrierë në Amerikë, dhe shoqëruesen e saj zyrtare me bashkëshortin që, rastësisht, janë pronarë të një kompanie, dikur të promovuar edhe nga Kryeministri Rama.
Në listat e tij, parukierja mban titullin e këshilltares së jashtme, po a thua për çfarë e këshillon Lili Ismaili, Bajramin?
Për modelin e flokëve të gruas apo për shampon që duhet të përdorë. Si këshilltar i jashtëm është munduar të shitet edhe emri i Asllan Barajt, por në faqen e Presidencës emri i tij nuk figuron gjëkundi. Ama në regjistrin e gjendjes civile, Asllani është bashkëshorti i Zhaneta Hashorvës, shoqëruese e gruas së presidentit (se Zonjë e Parë nuk na e zë goja ti themi). A thua këta dy të fundit sponsorizojnë ndonjë dalldi të çiftit Begaj? Përndryshe çfarë roli kanë në vizitën zyrtare të Presidentit në Nju Jork?
Po shpura tjetër prej 20 personash ç'do bëjnë vallë në Nju Jork?
Për çfarë do ta këshillojnë apo shoqërojnë Presidentin?
Çfarë parashikon Protokolli zyrtar dhe a duhet të përgjigjet Presidenti i Shqipërisë për dallditë e tij me paratë e shtetit? Nga buron ky guxim i Bajramit për të bërë ‘karshillëk’ kaq hapur me taksat e shqiptarëve?
Dihet botërisht që Bajram Begaj mbiu nga hiçi dhe u bë President pas shërbimesh të çmuara që i bëri Edi Ramës dhe Olta Xhaçkës në tjetërsimin e pronave të ushtrisë. Me firmën si Shef i Shtabit të Përgjithshëm, qindra hektarë tokë avulluan nga ushtria tek investitorët strategjikë, ama ditën që u votua si President, Begajt iu bë e qartë se do të ishte vetëm një kukull. As duhej të guxonte të ëndërronte për më shumë.
Por çfarë ndodhi përgjatë këtyre muajve?
Papritur Bajrami u bë i guximshëm apo është vërtet aq budalla sa të besojë se është i paprekshëm dhe mund të hargaliset lart e poshtë me shpurën e vet të nivelit të ulët?
Si është kjo punë, Bajram?!/Pamfleti