Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate të shumta dhe akuza të ndërsjellta mes opozitës dhe mazhorancës.
Në këtë senacë deputetët e opozitës hodhën akuza ndaj qeverisë për dhunën policore ndaj qytearëve protestues.
Në përgjigje, Balla i kujtoi ligjvënësit të PBDNJ-së se mandatin e deputetit e kishte qyl nga PD-ja dhe do i pëlqente të replikonte me një përfaqësues demokrat në sallë, teksa denoncoi opozitën se ushtroi dhunë gjatë protestës në drejtim të efektivëve.
Ai i etiketoi protestuesit dhe deputetët që i mbështesnin si “Çak Norris” apo “lapanjozë”. Balla tha se Bardhi dhe të tijët, që “drejtohen nga një matuf”, duhet të mbajnë përgjegjësi për ata që ushqejnë me dhunë e për dhunë dhe të distancohen nga këto akte.
“Do doja të bëja replikë me kolegë të PD-së këtu dhe jo me ata që kanë marrë mandatin qyl nga partia Demokratike, doja të përballesha me ata që kanë marrë votën e demokratëve. Duke iu përgjigjur zotërisë Dule dua t’i them se çfarë ka bërë Policia e Shtetit gjatë protestës së fundit”, u shpreh Balla në përgjigje të akuzave të Dules.
Lini një Përgjigje