TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Janar 2026, 12:32

Braçe debaton me Ballën: Si ta votoj aktin normativ, kur 4 javë më parë ma rrëzuat?!

Shkruar nga Pamfleti
Braçe debaton me Ballën: Si ta votoj aktin normativ, kur 4 javë
Erion Braçe

Seanca e sotme plenare është shoqëruar me debate dhe akuza.

Një prej debateve u zhvillua për Aktin Normativ të paraqitur nga mazhoranca, ku u përfshinë dy anëtarë të saj,  kreu i grupit Taulant Balla dhe deputeti Erion Braçe.

Braçe në fjalën e tij të mbajtur për rend dite në foltore, pyeti grupin e tij socialist se si duhet ta votonte këtë akt normativ që katër javë më parë e kishin rrëzuar, edhe pse ishte propozimi i tij.

Kjo solli reagimin e Ballës që tha se aktet normative ose miratohen, ose rrëzohen, por nuk bëhen ndryshime, duke iu referuar kërkesës që pretendoi se bëri Braçe për kompensimet e fermerëve dhe bujqërve për dëmet, por edhe problematika të tjera.

Balla: Jam plotësisht dakord me shqetësimet që ngrihen për t’iu gjendur pranë fermerëve e bujqërve, apo banorëve për fenomenet natyrore, përmbytjet apo zjarret. Ka grupe të qeverisjes vendore e qendrore që po bëjnë monitorim dëmesh. Sa i përket aktit normativ e dimë të gjithë që nuk bëjmë ndryshime brenda ditës. Aktet ose miratohen, ose rrëzohen. E vlerësoj shqetësimin e kolegut tim, por ju ftoj ta votojmë.

Braçe: Nuk bëra kërkesë për ndryshim të aktit. Thashë vetëm që amendamenti i rrëzuar me akt katër javë para, sot është sjellë me akt. Unë pyetja grupin tim se si duhet të votoj, çfarë të bëj, të votoj pro apo kundër, kaq thashë”. 

 

erion braçe

Lini një Përgjigje