TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Prill 2026, 10:36

Balla shpërthen kundra opozitës: Kemi 83 mandate, nuk i hamë presionet tuaja

Shkruar nga Pamfleti
Balla shpërthen kundra opozitës: Kemi 83 mandate, nuk i hamë
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Kuvend, deklaroi se në Konferencën e Kryetarëve është diskutuar mbi detyrimin e Kuvendit pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij, vetë Gjykata është në shkelje të afateve të saj ligjore.

Duke iu përgjigjur kritikave të opozitës, Balla theksoi se në Konferencën e Kryetarëve nuk është diskutuar pjesa që lidhet me ndryshimet e rregullores së Kuvendit. Sa i përket mocionit me debat, ai u shpreh se ky diskutim duhej të ishte zhvilluar, ndërsa shtoi se një mocion i tillë për çështjen e krimit të organizuar është realizuar më herët.

Më tej, Balla iu drejtua opozitës me tone të ashpra, duke theksuar se mazhoranca me 83 mandate nuk do t’u nënshtrohet presioneve të saj.

“Për të qenë të vërtetë në ato që themi dhe nuk duhet të marrim përsipër të themi gjëra pasi kemi ikur nga salla, zonja që sapo foli nuk ka qëndruar në mbledhjen e kryetarëve deri kur u ra dakord për kalendarin. Kur del në foltore thuaj të vërteta. Gjykata Kushtetuese kemi diskutuar që është në shkelje të ligjit të vet pasi deri në 25 mars duhet të kishte zbardhur vendimin, këtë kemi thënë dhe nuk kemi hyrë fare te pjesa e propozimeve të ndryshimeve të Rregullores.
Kemi rënë dakord zonja Tabaku për kalendarin dhe është e papranueshme të thuash të kundërtën, kur nuk ke qenë as në sallë.

Sa i përket mocionit me debat, jam dakord që duhej të ishte zhvilluar, por të mos harrojmë, se the këtu edhe për mocionin me debat për luftën ndaj krimit të organizuar, është mbajtur ky zonja Tabaku.

Ju thoni që mazhoranca ju ka mohuar të drejtën që të sillni iniciativa ligjore, atë të miratimit të tyre. E ndjek me kërshëri Bundestagun gjerman, nuk di që mazhoranca të miratojë atë që propozohet nga opozita. Nuk ndodh. Edhe këtu kam një propozim publik. Jemi gati t’ju miratojmë edhe ju propozime por jo me forcë e gërdufje, fillimisht na i prezantoni, t’i diskutojmë e më pas i miratojmë. Por sot, ju dashnorët më të rinj të integrimit, do ju jap faktin më domethënës, e kemi nisur legjislaturës në fund të shtatorit, prej asaj dite janë një sërë ligjesh që janë përafruar me legjislacionin e BE, 23 ligje, nuk gjendet një votë pro nga ju.

Me variantin: o pranojeni o ne… nuk ka. Nuk e bëjmë dot, me 83 mandate që na janë besuar më 11 maj, nuk i hamë presionet. Ju keni përjashtuar veten, nuk ju kemi përjashtuar ne”, tha ai.

Lini një Përgjigje