Politike29 Maj 2023, 17:56

“Basha të krijojë parti të re”, Murrizi fajëson Metën për humbjen e 14 majit: Pa të, do të kishim marrë 100 mijë vota më shumë!

Shkruar nga Pamfleti

“Basha të krijojë parti të re”, Murrizi fajëson

Ish deputeti, Myslim Murrizi është shprehur se në zgjedhjet e 14 majit, Berisha do të kishte dalë më mirë në zgjedhje nëse nuk do të ishte në koalicion me Ilir Metën.

Në një intervistë për “Report Tv”, Murrizi shtoi se nëse do të kishin dalë në zgjedhje pa Metën,opozita do të kishte marrë 100 mijë vota më shumë.

Unë kam qenë kundër koalicionit me Metën. Do të kishim 100 mijë vota më shumë po mos të kishim dalë me Metën. Nuk them që fiton, por do të kishte marrë më shumë vota”, tha Murrizi.

Ndërsa sa i takon rikthimit aktiv të Lulzim Bashës në PD e propozimit për lista të hapura, Myslim Murrizi u shpreh se kjo është një mënyrë që ka zgjedhur, Basha për të shpëtuar, ndërsa e cilësoi si diçka hipokrite. Sipas Murrizit, Basha duhet të krijojë një parti të re.

Nuk është serioz ky. I kam kërkuar lista të hapura, është hipokrite. Nuk ka shpëtim tjetër për të ndenjur në politikë nëse nuk ka lista të hapur. Listat e Hapura janë një motiv që secili që aspiron në politikë. Kryetari i ri i PD-së jo kukull vetëm se duna ndërkombëtarët. Listat e hapura janë shpëtim për rikthimin e Bashës. Listat e hapura, Basha është mashtrues klasik, nuk e dallon dot se kur qethet. Është mashtrues klasik! Nuk i besoj. Është mashtrues për listat e hapura për sistemi zgjedhor, për atë që thotë më ka penguar Berisha”, tha Murrizi.

Murrizi u shpreh se Berisha duhet të luftojë për lista të hapura, e shtoi se për këtë do ta ‘detyrojnë’ ata vetë.

murrizi meta zgjedhjet