
Gjykata Kushtetuese refuzoi të komentojë vendimin e presidentit Bajram Begaj për të dekretuar datën 9 nëntor për zgjedhjet në bashkinë e Tiranës.
Gazetarja e Euronews Albania, Enkelejda Mema e pyeti Gjykatën Kushtetuese se cili ishte qëndrimi i tyre lidhur me kushtetutshmërinë e vendimit të presidentit, “për aq kohe sa në Gjykatën Kushtetuese është depozituar një ankimim nga pala mbrojtëse e ish-kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe sipas nenit 115 te kushtetutës, çdo vendimmarrje pezullohet”.
“Nuk kemi asnjë koment për çështjen”, ishte përgjigjja e Kushtetueses.
Presidenca sqaroi përmes një njoftimi për shtyp motivacionin e dekretit për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për kryetar bashkie në Tiranë, pavarësisht se ish-kryebashkiaku Erion Veliaj kishte ankimuar shkarkimin e tij në Gjykatën Kushtetuese.
Ndërkohë ndryshe nga Kushtetuesja, KQZ duket se e ka pranuar dekretin dhe ka dhënë sinjalet sedo nisë puna për mbajtjen e zgjedhjeve. Përmes një postimi në Facebook, Ilirian Celibashi ka publikuar dekretin e Presidentit.
“Dekreti i Presidentit të Republikës për caktimin e datës 9 nëntor 2025 për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar të bashkive Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Cërrik dhe Tepelenë”, shkruan Celibashi.
Lini një Përgjigje